Ish-Kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” lidhur me atë se çfarë po ndodh me Butrintin.
Berisha tha se i është hapur rruga ndërtimit të resorteve në Butrint, duke përdorur atë ligjin e investitorit strategjik.
“E dini ju se kush do të marrë lejen për resortin në Butrint? Ua them unë, vëllai i Damian Gjiknurit, e kam denoncimin”, tha Berisha.











