Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në emisionin “Open”, tha se gjithçka që u arrit në Partinë Demokratike erdhi nga vota e lirë.
Berisha tha se askush nuk mund të përcaktojë qëndrimin e deputetëve, por mund të them se ata duhet të bashkohen me shumicën.
“Nuk mund të konceptoj që deputeti të ketë vend tjetër përveç se te shumica. Zgjedhjet e 6 marsit treguan se ku është shumica. Në qoftë se duam të dallojmë demokracinë nga autokracia, është pikërisht shumica dhe pakica. Ne jemi shumica, u faktuam si të tillë në 6 mars”, tha Berisha.
Sipas tij, nuk ndodh në asnjë vend të Botës që partia të drejtohet nga deputetët.
“Me përjasgtim të konservatorëve në Britaninë e Madhe ku shyllat janë grupi parlamentar dhe këshilli që e drejton, në çdo parti tjetër, partia drejtohet nga forumet, Këshilli Kombëtar dhe me rradhë të gjitha forumet”, tha Berisha.
Ai tha se provat jashtë partie kanë treguar se në Shqipëri nuk prodhohen shumica, por përkudrazi, pakica të papërfillshme.













