Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar një efektiv policie. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që polici i dhunuar ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Në shtëpinë e të arrestuarit u gjet një armë shotgun, dy krëhra me fishek si dhe kanabis.













