Deputetët e PD kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, i shkarkuar si Kryetar i Grupit parlamentar nga Kuvendi i demokratëve.
Të pranishëm në takimin e thirrur nga Alibeaj ishin vetëm 20 deputetë, ndërkohë që kuorumi për mbledhjen e grupit është 27 deputetë.
Madje kjo është evidentuar gjatë debateve edhe nga deputeti Ervin Salianji, i cili mësohet të jetë shprehur se kjo nuk mund të quhet mbledhje, por takim mes deputetëve.
Salianji ka kërkuar që mbledhja e grupit të shtyhet, ndërsa e konsideroi si të papranueshëm faktin se sot kërkohet të mandatohet Alibeaj për tu ulur në negociata me PS për Presidentin e ri, ndërsa nuk gjehet gjuha e përbashkët me demokratët.