Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e cila është thirrur nga Enkelejd Alibeaj, por konsiderohet nul nga Komisioni i Rithemelimit, ka prodhuar përplasje dhe debate, lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur në negociatat me socialistët për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të shtyhet mbledhja për një moment kur të jenë edhe deputetët e grupit tjetër, sikundër konsideron ata që përfshihen te Rithemelimi.
Sipas tij, nuk ka sens që kërkohet autorizim për tu ulur në tryezë me PS për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit kur nuk bëhen bashkë të gjithë demokratët.
Salianji-Alibeajt: Ka përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Të diskutohety në kryesi grupi dhe në grup parlamentar. Reforma territoriale dhe zgjedhorem nevojë absolute. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma territorriale dhe zgjedhore absolute për ne.













