Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Dinamos dhe Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Në “Elbasan Arena”, fraksioni i parë i lojës është luajtur me një ritëm të kënaqshëm teksa nuk kanë munguar as rastet për gol.
Rasti I parë I rrezikshëm erdhi në minutën e 7-të dhe i përket kryeqytetasve. Haxhiu godet fort nga e majta por topi përfundon jashtë katërkëndorit të Zogoviç.
Ndërkohë në minutën e 24-t, Haxhiu do të kërcënonte sërish por këtë herë topi do të ndalej nga portieri Zogoviç.
Vllaznia tenton të kundërpërgjigjet në minutën e 29-të me anë të një kombinimi të shpejtë. Da Silva gjuan fluturimthi në zonë dhe Simoni i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer.










