Emri i Elon Musk është shfaqur sërish gjatë gjyqit të Johnny Depp kundër Amber Heard.
Aktorja tha se ‘nuk ndjeu asgjë’ kur filloi të takohej me drejtorin e Teslas përveç frazave si ‘shpirti im ishte i vdekur’ pas ndarjes nga aktori i “Pirates of the Caribbean”.
Këto pretendime dolën pasi avokatët e Heard filluan të paraqesin anën e tyre të historisë të martën me dëshminë e Dawn Hughes, psikologes mjeko-ligjore.
Hughes, e cila përcaktoi se Heard kishte qenë viktimë e dhunës nga Depp, zbuloi disa nga shënimet e saj nga 29 orët që kaloi duke intervistuar aktoren. Ndër ato shënime ishin komentet në lidhje me marrëdhëniet romantike të Heard me burra të tjerë, si Musk.
Heard i tha Hughes se ajo filloi të takohej me Musk pasi e pa atë në “Met Ball 2016”, një gala që u zhvillua disa javë pas sherrit mes çiftit që rezultoi në ndarjen e tyre, megjithëse Depp ka pohuar se ish-gruaja e tij e tradhtoi me Elon ndërsa të dy ishin ende të martuar.
“Isha zemërthyer. Shpirti im kishte vdekur. Nuk ndjeva asgjë atëherë”, i tha Heard Hughes për marrëdhënien e Musk, sipas shënimeve të Hughes.
Së fundmi, padia zbuloi gjithashtu se aktorja foli me ish-agjentin e saj, Christian Carino, për marrëdhënien e saj me Musk, duke rënë dakord se ajo kurrë nuk e kishte dashur atë.
“Ti nuk ishe e dashuruar me të dhe më the një mijë herë se thjesht po mbushje hapësirë”, i tha Heard – Hughes.
“E di, por doja kohë për t’u ngushëlluar dhe për t’u rikuperuar në kohën time”, u përgjigj Heard.












