• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

VIDEO/ Elvis Rroshi me dhe pa mandat?!

17:18 : 11/02/2017
në POLITIKE, VIDEO

Ende pa u marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese kërkesa e Elvis Rroshit, një debat qëndron për mandatin e tij. Prokuroria e më pas formalisht KQZ e konstatuan subjekt të dekriminalizimit. Si i tillë nenet kushtetuese përkatëse e nxjerrin Roshin automatikisht pa mandat, por Rama mori një vendim për shkarkim sipas nenit që ia njeh këtë tagër. Po sipas këtij neni i shkarkuari ka të drejtë ankimi, por sipas Oerd Bylykbashit jo kur është subjekt dekriminalizimi.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur nëse do të shqyrtojë dhe kur mund ta shqyrtojë kërkesën e Elvis Roshit kundër heqjes së mandatit dhe shkarkimit të tij. Ndryshe nga Shkëlqim Selami dhe Dashmir Tahiri që dhe pse ende në proces gjyqësor u zëvendësuan në Kuvend, nga dy deputetë të tjerë, Elvis Rroshi vazhdon të qëndrojë në detyrë. KQZ ia hoqi mandatin si subjekt i dekriminalizimit duke vënë në dijeni kryeministrin, i cili nga ana e tij ndërmori një veprim për të shkarkuar Rroshin, sipas nenit 115 të Kushtetutës. Veprimi i Ramës quhet antikushtetues sipas Oerd Bylykbashit dhe se nuk pret që Kushtetuesja ta marrë në shqyrtim.

“Ankimi i Elvis Rroshit si rregull duhet të refuzohet, përsa i përket ankimit për vendimin e Këshillit të Ministrave, duhet të refuzohet nga Gjykata Kushtetuese. Rama praktikisht ka shkelur Kushtetutën për ta lënë Roshin ende në detyrë, ka marrë një vendim për shkarkim mbi bazen e nenit 115 te Kushtetutës i cili është për shkelje të rëndë atë të kryetarit të bashkisë, ndërkohë që Elvis Rroshi ka humbur mandatin ditën kur KQZ e mori vendimin mbi bazën e nenit 179 pika 1”.

Sipas nenit 179a, pika 1, “Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara nga e drejta për t’u zgjedhur sipas pikës 1 të nenit 6 dhe pikës 3 të nenit 45 të Kushtetues”.

Këtu lidhen dhe dy ndërhyrjet tjera që ju bënë Kushtetutës për ta bërë të pagoditshëm ligjin e dekriminalizimit. Në nenin 6 thuhet se ,“Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cënojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Ndërsa në nenin 45 thuhet se, “përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim me vendim përfundimtar të formës së prerë për kryerjen e një krimi sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tre të pestat e Kuvendit”. Brenda kësaj pike parashikohet dhe një detaj i rëndësishëm, kur thotë se “në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që çuan dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar. Apo kur shtetasit e dëbuar për një krim ose për cëim shummë të rëndë e serioz të sigurisë publike”.

Ndërsa në gërmën “f” të nenit 131 thuhet se “gjykata kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cënon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.” Sipas dispozitave kushtetuese që trajtojnë dekriminalizimin Elvis Roshi është pa mandat dhe nuk i lihet hapësirë për ankimim, por sipas vendimit të kryeministrit i cili shkarkon kreun e njësisë vendore sipas nenit 115 kur shkel Kushtetutën dhe ligjet, Rroshi është në detyrë dhe është po i njëjti nen që i jep të drejtë kryebashkiakut të ankohet në Kushtetuese, sipas procedurës rutinë që ndoqi dhe Shukri Xhelili i Dibrës.

“Kjo nuk është e rastësishme, kjo është e qëllimshme për t’i lënë Rroshit mundësinë që të ankohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrë kohë derisa gjykata të shprehet, pra sa më afër zgjedhjeve”.

Elvis Rroshi përveçse u ankua në Gjykatë kundër vendimit të shkarkimit dhe të KQZ-së, të bërë sipas dy neneve të ndryshme kushtetuese, ka kërkuar edhe që Gjykata të shprehet nëse ligji i dekriminalizimit është apo jo kushtetues.

– Ai i druheni vendimit të Gjykatës Kushtetuese? –

“Aspak… Ky është një ligj vërtet shumë i ashpër, por i hartuar në përputhje me udhëzimet e Komisionit të Venecias, pati një kontribut specifik nga Komisioni i Venecias për këtë”. Bylykbashi theksoi dhe mbështetjen publike që ka ky proces, atë të faktorit ndërkombëtar, garanci shtesë që kjo është një çështje që do të vazhdojë në të ardhmen. /AbcNews/

https://www.youtube.com/watch?v=szaTIaOAvcQ

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
Para

VIDEO/ Sukses për Ermal Metën në "Sanremo 2017"

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com