• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balla “ok” me një pjesë të opozitës për datën, por emrin e Presidentit të ri e di vetëm Rama

16:19 : 04/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Konferenca e Kryetarëve u dakordësua sot për datën e nisjes së raundeve për zgjedhjen e Presidentit, po pa pasur në tryezë emra konkretë mbi të cilat mund të negociohen.

Socialistët nisën një proces të propozimit të emrave me zarf, por deri më tani nuk është publikuar asnjë rezultat se kush janë emrat më të propozuar mes atyre që kanë renditur në zarf ligjvënësit e PS-së.

Në anën tjetër disa deputetë të PD janë angazhuar në atë që mund të quhet proces negociatash, sikundër edhe disa ligjvënës po të opozitës, që ishin pjesë e listës shumëemërore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Por duket se emrin e kandidatit për Presidentin e ri e di vetëm Kryeministri Edi Rama, i cili ka në rrjesht 74 deputetët e PS, si dhe 3 nga PSD, duke bërë kështu që zgjedhja e Kreut të Shtetit të jetë e sigurtë në raundin e 4 apo të 5 të votimit në Parlament, kur mjaftojnë 71 vota.

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku theksoi se “mazhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Procesi të jetë gjithë përfshirës”.

Lexo edhe:

Legjenda shqiptare e boksit diagnostifikohet me sëmundjen e Alzheimerit

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

“Çdo takim e diskutim duhet të ketë transparencë, nuk do zgjedhim një përfaqësues të PS, por individ që do ketë detyrën për të ruajtur sovranitetin. Duhej të niste me takimin e kryetarëve dhe më pas proceset e brendshme. T’i japim këtij procesi seriozitet duke pasur vendimmarrje dhe jo fakte të kryera. Kam një kërkesë, procesi të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje dhe nuk mund të ndodhë me detyrim. Më vjen mirë që u caktua një datë për të dhënë kohë”, tha Tabaku.

Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu, kërkoi zgjatje në kohë të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, me funksion arritjen e një konsensusi mes opozitës dhe mazhorancës për një kandidaturë të gjithëpranuar.

“Nëse ecim me idenë për të shkuar te raundi 4 e 5, mendoj që ne jemi në shkelje flagrante të kushtetutës ndaj të kemi kohën e nevojshme të nisim në datën 10 procesin e votimit por ne duhet të vendosim kritere të tjera të lidhura me funksionin që ka presidenti e konjukturën e sotme që ka vendi.

Duhet një njeri që të jetë pjesë e konsensusit të marrëveshjes sonë por dhe të ushtrojë detyrat. Të ezaurojmë procedurat pasi të kemi ezauruar vullnetin tonë për një president konsensual.

Ka njerëz që e garantojnë këtë pozicionin e duhet të jemi pak më mendjehapur e të shikojmë një marrëdhënie që i ben nder vendit.

Pra kërkoj zgjatje të këtij procesi por jo vetëm zgjatja në kohë, por diskutimi serioz rreth mundësisë për konsensus.

Nëse do shkojmë në datën 10 për votime, pyetja është e thjeshtë: Kush është kandidati për president?

Duhet ta bëjmë shpejt e shpejt se kemi seancën para? Duhet të arrijmë në një figurë që plotëson detyrimet e kushtetutës e nevojën që ka vendi për një president konsensual”, tha Mediu.

Kurse Taulant Balla shtoi se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet në datën 16 maj.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit,” tha Balla.

Ai theksoi se në datë 15 maj deri në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për presidentë. Secili prej tyre duhet të ketë jo më pak se 20 firma, ndërkohë që asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër.

Deputetja Grida Duma tha se duhet që opozita të bëjë propozimin e saj.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Legjenda shqiptare e boksit diagnostifikohet me sëmundjen e Alzheimerit

10:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025
SHOW BIZ

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025
BOTA

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025
AKTUALITET

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025
Para
Paulo Dybala Via Getty Images

Interi bën goditjen e madhe, i rrëmben Juventusit Dybala-n

TË GJITHA

Legjenda shqiptare e boksit diagnostifikohet me sëmundjen e Alzheimerit

10:01 : 08/08/2025

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com