• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Përballje titanësh për një vend në finale, Reali dhe Siti luajnë aktin e dytë në “Bernabeu”

13:07 : 04/05/2022
në SPORT

Gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampioneve sonte në mbrëmje (21:00) në Madrid mes Realit dhe Sitit nuk është thjeshtë një ndeshje mes titanësh. Ajo është edhe një përballje mes klubesh me tipologji krejt të ndryshme. Nga njëra anë është Reali i Madridit, një klub me karakter historik, e mbështetur nga 120 vite suksese dhe nga një muze i jashtëzakonshëm titujsh e trofesh.

Nga krahu tjetër është Mançester Siti, një klub i bazuar te fuqia financiare, që po kërkon triumfin në Europë nëpërmjet injektimit të milionave eurove nga pronarët.

Në vitin 2008, familja mbretërore në Abu Dabi mori kontrollin e Sitit dhe që nga ai moment nisi një valë të pandalshme investimesh për “Qytetarët”.

Tetë vite më vonë ata do të nënshkruanin me atë që mbahet si trajneri më i mirë në botë, Pep Guardiola.

Me afrimin e tij në skuadër shumë gjëra kanë ndryshuar te Siti. Investimet janë shtuar, po ashtu edhe sukseset, veçanërisht ato në ishull.

Lexo edhe:

No Content Available

Që kur katalanasi u emërua trajner i Mançester Sitit, klubi ka shpenzuar diçka më shumë se 1 miliard euro në merkato (1.081,9 miliard euro).

Edhe Reali i Madridit nuk ka qëndruar duarkryq. Gjigantët spanjollë janë gjithashtu një nga shpenzuesit e mëdhenj në merkato.

Ata kanë hedhur 609.7 milionë euro në merkato. Por nëse marrim parasysh diferencat mes arkëtimeve dhe shpenzimeve, raportet e dy klubeve janë vërtetë të mëdha.

Që nga vera e vitit 2016 (vit kur Guardiola mori drejtimin e Sitit), Reali i Madridit ka shpenzuar 472.2 milionë euro më pak se Siti në merkato.

Praktikisht Siti ka shpenzuar 77.4% më shumë para se Reali për të përforcuar skuadrën. Në të njëjtën kohë, Reali ka realizuar gjatë kësaj periudhe shitje me vlerën e 628.8 milionë eurove, duke pasur një bilanc të përgjithshëm prej 19.1 milionë eurosh mes shpenzimeve dhe arkëtimeve.

Krejt ndryshe Siti që numëron një saldo negative prej -656.3 milionë eurosh. I madh në Angli, i vogël në Europë – Që nga mbërritja e Pepit, Siti është kthyer në një superfuqi në Angli. Që nga viti 2016 ka fituar tri herë Premier Ligën dhe po tenton të katërtën në këtë sezon. Këtyre trofeve u shtohen dhe 4 Kupa Lige, një Kupë FA dhe një Superkupë në Angli.

Gjithsej janë 10 trofe të fituar nga Siti i Guardiolës që nga viti 2016. Për të njëjtën periudhë kohe edhe Reali i Madridit ka fituar të njëjtin numër trofesh.

Por diferencën e madhe mes dy klubeve në sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe e ka bërë Europa. Aty Reali është i padiskutueshëm.

“Los Blancos” gjatë kësaj periudhe kanë fituar plot 3 herë Ligën e Kampioneve kundrejt zero të Mançester Sitit. “Qytetarët” iu afruan në sezonin e kaluar, por u mundën në finalen të gjithën angleze nga Çelsi.

Sonte në mbrëmje Siti do të kërkojë të hedhë hapin për finalen e dytë radhazi në historinë e vet në Champions, por llogaritë duhet t’i bëjë me “Mbretin” e Europës.

Etiketa: Përballje titanësh për një vend në finaleReali dhe Siti luajnë aktin e dytë në “Bernabeu”

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zgjedhja e presidentit, Alibeaj kërkon 6 ditë kohë

TË GJITHA

Takimi sekret në Aruba/ Gazetarja: U fol për leje ndërtimi, personazh qëndror Artur Shehu

21:32 : 29/09/2025

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

21:21 : 29/09/2025

Detaje nga vrasja e biznesmenit italian, gazetari zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

21:17 : 29/09/2025

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com