• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama konsideron “gënjeshtra” raportin e Reporterëve pa Kufi

18:50 : 03/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Kryeministri shqiptar Edi Rama mendon se raporti i organizatës Reporterë pa kufi, e cila thotë se gazetarët përballen me sulme politike dhe dhunë policore “janë gënjeshtra” ndërsa e cilësoi raportin si “tallje me lirinë e shprehjes”. Në një seri statusesh në rrjetin social Twitter, Rama thotë se në Shqipëri “nuk ka media të intimuduar dhe as gazetar të penguar në lirinë e tyre.”

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!”, deklaroi Rama.

Në pushtet që nga viti 2013, Rama është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut për instalimin e një sistemi të centralizuar të kontrollit të informacionit ndërsa zyra e tij e shtypit prodhon “lajme” të cilat më pas transmetohen nga televizionet si “raportime të pavarura”.

Organizata Reporterë pa kufi është themeluar në vitin 1985 në Francë me synimin për të mbrojtur të lirinë e shprehjes dhe informimit. Të martën, ajo publikoi Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, në të cilin vendet e ndryshme të botës renditen në varësi të gjendjes së lirisë së medias. Një nga raportet më kritike të publikuara nga kjo organizatë mbi Shqipërinë deri më sot, ai thekson se “gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballem me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskretitojnë ata, ndërsa kanë telashe në aksesimin e informacionit publik, gjë që është rrezikuar nga kufizime të mëtejshme nga centralizimi i komunikimit të qeverisë të ndërmarrë kohët e fundit.”

Raporti vëren gjithashtu se siguria fizike e gazetarëve rrezikohet nga krimi i organizuar, dështimi i shtetit për t’i mbrojtur ata, e madje, edhe nga dhuna policore. Raporti dukshëm i referohet rasteve të dhjetorit 2020, kur protestat e të rinjve ndaj policisë, të shkaktuara nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie, u shoqëruan me ndalimin dhe dhunimin e gazetarëve që po raportonin mbi përplasjet e dhunshme në rrugët e Tiranës. Ndërsa në korrik 2021, gazetarët që po raportonin mbi një operacion policor u dhunuan nga policia pasi kjo e fundit dështoi të ndalojë një trafikant të dyshuar droge. Në të dyja rastet, organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të lirisë së medias i kërkuan Ramës të dënojë rastet e dhunës ndërsa ky i fundit nuk reagoi.

Lexo edhe:

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

Ndryshe nga Rama, Zyra e BE-së në Tiranë dhe Ambasada e Suedisë, kjo e fundit si përfaqësuese e vendit që kishte kryesinë e rradhës së OSBE-së në atë kohë, deklaruan qëndrimin e tyre të prerë për “zero tolerancë për frikësimin dhe kërcënimet kundër medias”.

Kjo nuk e ndaloi Ramën që të martën të konsiderojë këto ngjarje “gënjeshtra”.

“Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre!”, tha ai. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026
AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
Para

Spektakolare/ Pas shiut, ylberi shndrit mbi Tiranë (VIDEO)

TË GJITHA

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş