Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:20 mësohet se në fshatin Vilaj të Bashkisë Krujë, ka shpërthyer një shtyllë elektrike e tensionit të lartë 220 KW.
Shtylla e tensionit furnizonte me energji jugun e vendit. Shpërthimi është shoqëruar me një hark elektrik, ndërkohë që po hetohet gjithë ngjarja.