• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza prek kursimet, depozitat në lekë bien për të dytin muaj radhazi

08:14 : 29/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Depozitat shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, në një sinjal se kriza e shkaktuar nga çmimet e larta po ndikon në aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërsa bizneset po detyrohen që të shpenzojnë likuiditetet e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në muajin mars ishte 1.23 trilionë lekë (10 miliardë euro), me një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rënia ka ardhur e gjitha nga kursimet në lekë, ndërsa depozitat në valutë kanë vijuar të rriten.

Depozitat në lekë u tkurrën me 1.1% në mars  (-5.8 miliardë lekë) në raport me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga kursimet e korporatave jo financiare, ashtu dhe nga ato të individëve.

Në të kundërt, depozitat në monedhë të huaj, kryesisht ato në euro, kanë shënuar rritje. Kursimet në valutë u zgjeruan me 1.3% në mars, në krahasim me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga korporatat financiare, ashtu dhe nga individët.

Lexo edhe:

No Content Available

Me bazë vjetore, depozitat kanë vijuar tendencat rritëse, duke u zgjeruar me 9.4% (mars 2022 kundrejt mars 2021), megjithatë tendenca është ngadalësuar në raport me shkurtin, kur rritja vjetore ishte  10.2%.

Që prej vitit 2019, depozitat në sistemin bankar kishin shënuar rritje të ndjeshme, që vazhdoi edhe gjatë pandemisë, e ndikuar nga shtimi i kursimeve në lekë, teksa pandemia kufizoi lëvizjet dhe shpenzimet e individëve.

Në vitin 2021, stafetën e mori euro, që udhëhoqi rritjen e depozitave por edhe ato në lekë vijuan tendencën pozitive. Ndërsa ky vit po tregon se kriza që po sjell lufta në ekonomi po ndikon në aftësinë për të kursyer.

Në fund të marsit, depozitat në valutë përbënin 55.9% të totalit, nga 53.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë
Burimi: Banka e Shqipërisë

/Monitor.al/

Etiketa: depozitat në lekë bien për të dytin muaj radhaziKriza prek kursimet

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com