• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Muzika e dhomës dhe orientimi drejt frymës kombëtare

21:28 : 27/04/2022
në BOLD BLOG, KULTURE

Nga *Dr. Armira Kapxhiu

Marrëdhënia e kompozitorëve shqiptarë me folklorin, krahas muzikës simfonike, instrumentalo-koncertale apo skenike, ka gjetur shprehje dhe në lëvrimin e gjinive të zhanrit të muzikës së dhomës. Në zhanrin e muzikës së dhomës këto marrëdhënie shfaqen përmes procesit të citimit të lëndës popullore, përpunimit të saj, krijimit në stil popullor dhe, në shumë raste, dhe si vokacion.

Lëvrimi i gjinive të zhanrit muzikor të dhomës shfaqet që në veprat e para instrumentale të At Martin Gjiokës, “Marsh” dhe “Tsopë” dhe “Album”, për harmonium. Ato datojnë të krijuara gjatë viteve 1910-1914. Krahas tij, deri në vitin 1915, kompozitori tjetër shkodran, Lec Kurti, kompozon “Kuartet harqesh”, ”Sonatë”, ”Minuet”, ”Skerco”, “Temë me variacione”, për piano etj.

Martin Gjoka provon të kompozojë dhe muzikë për ansambël dhome, si pjesa, “Një vjollcë shkodrane”, në të cilën pasqyrohen kontaktet e tij me muzikën popullore të Veriut. Po kështu, korçari Thoma Nasi, gjatë dekadave të para të shekullit të XX-të, kompozon pjesët instrumentale: “Bylbili”, për flaut (violinë) e piano; ”Fyelli bariut”; ”Katër valle”; ”E qarë” etj., që, siç shihet edhe nga titujt e tyre, vinë të orientuara nga muzika popullore e Jugut shqiptar. Nga sa parashtruam më sipër, mund të themi se gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar lëvrimi i gjinive muzikore të dhomës pati një zhvillim sporadik, duke u përqëndruar kryesisht në format e vogla instrumentale e vokale dhe, më rradhë, dhe në gjinitë për ansamble të vogla dhome. Në këto sprova, edhe pse të pakta në numër, dallon orientimi i tyre kah muzika popullore e krahinave të ndryshme të vendit.

Do të kalonte një periudhë relativisht e madhe që lëvrimi i gjinive instrumentale, vokale dhe ato për ansambël dhome nuk do të ishin pjesë e preokupimit të krijimtarisë së kompozitorëve të paktë të kohës. Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, atëherë kur nis edhe shkollimi i shumë muzikantëve shqiptarë, brenda e jashtë vendit, këto gjini nisin rrugën e lëvrimit, duke u shumuar vit pas viti.

Lexo edhe:

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

Prova e parë serioze profesioniste është “Kuarteti për harqe”, në “F”dur (Fa+), i kompozitorit Tish Daija, i krijuar në vitin 1954, si detyrë kursi, kur autori ishte ende student në Moskë. Vepra, e strukturuar në katër kohë, ende vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare. Që në këtë krijim të parë serioz të zhanrit muzikor të dhomës u shfaqën elemente të dallueshme të muzikës foklorike. Shfrytëzimi i melosit popullor të Shqipërisë Verilindore dhe ritmet karakteristike 7/8 e 5/8, që dominojnë përgjatë shtjellimit të kohës së katërt të kuartetit, janë argumenti më logjik i orientimit të veprës nga foklori. Pas viteve 60-të, lëvrimi i gjinive dhe formave të muzikës së dhomës merr hov të paparë. Kësaj periudhe i përkasin: “Tocata” (1962) dhe ”Këngë e lashtë” (1963), për piano të A. Paparistos, “Tocata”, ”Këngë epike”, “Variacione” e “Humoresca”, për piano, të Ç. Zadesë, “Albumet pianistike”, të T. Daisë (1963), T. Harapit (1969), K. Larës (1966) dhe F. Ibrahimit (1968), “Sonatina për piano”, e Harapit (1961), “Sonata nr. 1,”, për piano, e Larës (1965), “Sonata” (1965) e “Sonatina” (1964), për piano, e Dizdarit, “Nocturn”, për violinë e piano, e Zoraqit (1968), “Kuartet”, për harqe, të Harapit (1964) e Ibrahimit (1965), “Rondo”, për kuartet harqesh, e Zoraqit (1960), albumi pianistik, “Ditë të gëzuara”, i Larës (1966) etj.

Në vitet 70-të nga gjinitë koncertore të muzikës së dhomës spikasin:”Sonata”, për violinë e piano dhe “Ballada arbreshe”, për cello e piano, të Zadejës, “Miniaturat pianistike”, të Paparistos, “Trio”, violinë, cello e piano, e Dizdarit, “Tri valle”, për violinë e piano dhe “Sonata” për violinë e piano, të Peçit, “Balladë”, për violinë e piano, e Gacit, “Sonata”, për piano, e Shupos etj.

Në harkun kohor të viteve ‘80-‘90-të të shekullit të kaluar dalin në dritë dhe shumë vepra të tjera muzikore për formacione të ndryshme të muzikës së dhomës. Mes tyre veçohen: 3 “Kuartete harqesh”, të Harapit, “Kuartet harqesh”, i Larës e Ibrahimit, ”Suitat për orkestër harqesh”, të Harapit, Zaharianit e Simonit, “Scerco”, për harqe, e Zoraqit, “Triot”, e Dizdarit, Peçit, Dedës, Kushtës etj. Në shumicën e veprave që përmendëm më sipër, dallon marrëdhënia me foklorin. Në këtë mori krijimesh, muzika popullore zë vend e gjen shprehje gjerësisht në të gjitha format e mënyrat e mundëshme, si: citime, krijime në frymë popullore, stilizime e përpunime, dhe si vokacion popullor etj. Duke shprehur gjithmone e me qarte mbeshtetjen e saj ne melosin kombetare,ritmet dhe modet e muzikes sone si pjese e folklorit shqiptar.

*PEDAGOGE ,UNIVERSITETI I ARTEVE ,TIRANE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025
Para

Zgjedhja e Presidentit? Koçi: E vendos Kushtetuta

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com