• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e vitit/ Qeveria i fal Plazhin e Gjeneralit Shpëtim Shijakut, që çmontoi ARMO-n

17:47 : 26/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike. Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave. Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik. Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet. Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike. Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Lexo edhe:

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike. Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut. Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s. Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar. Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap. /MCN tv/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

10:45 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

10:41 : 17/11/2025
AKTUALITET

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë

10:34 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025
Para

Ukraina nis shembjen e monumentit të miqësisë me Rusinë

TË GJITHA

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë producentin e njohur, përdorën edhe armë

10:45 : 17/11/2025

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

10:41 : 17/11/2025

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë

10:34 : 17/11/2025

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com