Anëtarët e dy degëve të Partisë Demokratike votojnë këtë të Martë për zgjedhjen e kryetarit. Zgjedhje zhvillohen në Bulqizë dhe Himarës.
Kandidatë për kryetar të PD-së së Bulqizës janë Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani. Votimi do të zhvillohet në kinemanë e qytetit.
Për kreun e PD-së së Himarës kandidojnë Afrovita Dhimojani, Alketa Simo dhe Marin Suli. Votimi do të zhvillohet në zyrën e Partisë Demokratike në Himarë.
Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 e do vijojë deri në orën 18:00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18:00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike fton “të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit një anëtar një votë, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”.