Një Vladimir Putin i fryrë është parë duke u kapur pas tavolinës teksa është zhytur në karrigen e tij, gjatë një takimi publik me ministrin e tij të mbrojtjes kur janë shtuar thashethemet se “njeriu i fortë i Rusisë” po lufton me kancerin.
Në një dalje të rrallë live, Putin tha se Rusia kishte “çliruar” qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit ndërsa urdhëroi në një mënyrë të vrazhdë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu të mbyllte të gjitha rrugët për të dalë nga fabrika e çelikut Azovstal ku janë strehuar ukrainasit sfidues “në mënyrë që edhe as edhe një mizë të mos kalojë”.
Por qëndrimi i lëkundur i Putinit, fytyra dhe qafa e tij në dukje të fryra ndezën edhe një herë spekulimet për shëndetin e liderit rus, i cili thuhet se ka qenë në rënie që nga pushtimi në Ukrainë.
Videoja tregon Putinin duke folur me Shoigu teksa ai kapte skajin e tryezës me dorën e tij të djathtë (aq fort sa dora bëhet e bardhë) dhe përplaste këmbën në mënyrë të vazhdueshme.
Edhe shëndeti i Shoigu duket se nuk ka ecur më mirë në 8 javët që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Ministri rus i mbrojtjes thuhet se kaloi një atak në zemër.
Anders Aslund, një ekonomist suedez dhe ish-këshilltar për Ukrainën dhe Rusinë, tha se videoja tregonte Putinin dhe Shoigun “nën presion dhe në dukje në gjendje të keqe shëndetësore”.
Shoigut iu desh të lexojë shënimet e tij përballë Putinit duke sugjeruar se thashethemet për atakun e tij në zemër janë të mundshme. Ai ulet keq në karrige dhe performanca e tij është dobët.
Profesori Erik Bucy, një ekspert i gjuhës së trupit nga Universiteti Teknik i Teksasit, tha për “The Sun Online”: “Është një Putin jashtëzakonisht i dobësuar në krahasim me njeriun që kemi vëzhguar edhe disa vite më parë.
“Një president i aftë nuk do të kishte nevojë të mbahet duke u mbështetur me një dorë të shtrirë si levë dhe nuk do të shqetësohej duke mbajtur të dyja këmbët në tokë.
Ky nuk është portret i një Putini të shëndetshëm, por një portret që shfaqet gjithnjë e më i dobët dhe mezi është në gjendje të mbajë veten drejt në një tryezë të vogël konferencash”, – shtoi Bucy.
Fytyra dhe qafa e fryrë e Putinit kanë ngjallur gjithashtu pretendime se ai po i nënshtrohet trajtimit me steroide, ndërsa raportet sugjerojnë se Putin shoqërohet vazhdimisht nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides.
Kirurgu Yevgeny Selivanov, i Spitalit Klinik Qendror të Moskës ka udhëtuar liderin rus jo më pak se 35 herë në shtëpinë e pushimit të Detit të Zi në Soçi, vendbanimi i preferuar i Putin.
Selivanov është i njohur në Rusi dhe më gjerë për ekspertizën e tij mjekësore për diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik të pacientëve të moshuar dhe senilë me kancer të tiroides.
Ndërkohë Shoigu, i cili është përgjegjës për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës, ka munguar dukshëm në publik ku nuk kanë munguare raportet se marrëdhëniet e ministrit të mbrojtjes dhe Putinit janë tensionuar pasi operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka çuar në vdekjen e më shumë se 20 mijë trupave ruse.
Javën e kaluar, një biznesmen ruso-izraelit pretendoi se Shoigu pësoi një atak në zemër, për të cilin ai dyshon se ishte shkaktuar nga një intrigë e keqe.
Leonid Nevzlin pretendon se Shoigu kishte qenë në lëvizje intensive para se të pësonte “një atak masiv në zemër i cili nuk mund të kishte ndodhur për shkaqe natyrore”, duke sugjeruar se aleati i gjatë i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati të urdhëruar nga shefi i tij.
Disa kanë pretenduar se shëndeti i dobët i Shoigut dhe Putinit është për shkak të pushtimit të dështuar të Ukrainës. /Lapsi/