• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti vjetor i Ballukut, 133 milionë euro për 42 kilometra rrugë

20:26 : 22/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Raporti vjetor i Ministrisë së Infrastrukturës tregon se gjatë vitit 2021, taksapaguesit shpenzuan afro 16 miliardë lekë për të ndërtuar 42 kilometra rrugë, nga të cilat, 28 km janë rrugë fshati. Këto janë kostot e rrugëve shqiptare.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Taksapaguesit shqiptarë shpenzuan afro 16 miliardë lekë gjatë vitit 2021 për të marrë në shkëmbim afro 42 kilometra rrugë, nga të cilat, 8.8 Km janë autostrada dhe pjesa tjetër janë rrugë të kategorisë B1 ose C2, kategori këto që përshkruajnë rrugë me dy korsi dytësore ose rrugë fshati.

Raporti vjetor i Ministrisë së Transportit, regon se punimet e kryera në ndërtim rrugës përfshijnë unazën e shumëpërfolur të Tiranës, Rruga Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të kishte përfunduar para dy vjetësh si dhe disa segmente rurale.

Projekti më i kushtueshëm është rindërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, një projekt të cilit qeveria i referohet si “Rrugë Tip A (2×2) sipas standardeve të reja.” Ministria raporton se për një segment prej 1.49 kilometrash janë shpenzuar gjatë vitit të kaluar 4.5 miliardë lekë, ose afërsisht 3 miliardë lekë apo 25 milionë euro për kilometër. Të trija tenderët kontroversë të këtij segmenti, kanë përfunduar me kërkesa për shtesa fondesh pavarësisht se kanë qenë sakaq rrugët më të shtrenjta në historinë e vendit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Qeveria ka një kategori tjetër rrugës, të cilave u referohet si Rrugë A2 me katër korsi (pa standardet e reja), për të cilën janë shpenzuar 2.7 miliardë lekë për 4.46 kilometra rrugë, me një kosto mesatare prej 6 miliardë lekësh ose 5 milionë eurosh. Qeveria rendit 1. “përfundimin e punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore të nyjes së Milotit,” një projekt i nisur mbi një dekadë më parë për një mbikalim dhe disa rrugë lidhëse me mbikalimin; 2. Unazën e jashtme të Tiranës, segmenti kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit, Unaza lindore lotet 2 dhe 3 dhe Bypassi i Shkodrës.

Gjatë vitit të kaluar u shpenzuan 4.1 miliardë lekë për rrugë të tipit B1, ku përfshihet rruga Kardhiq – Delvinë. Ministria raporton se këto para kanë mjaftuar për të ndërtuar 5.12 kilometra rrugë, gjë që tregon se këto rrugë kanë kushtuar mesatarisht 800 milionë lekë ose 6.7 milionë euro për kilometër. Rrugët B1 janë me dy korsi me gjerësi tipike 9-11 metra. Punimet në to përfshijnë një shtresë çakëlli 30 centimetra si dhe shtresat asfaltike plus mure mbajtëse kur është e nevojshme.

Rruga Kardhiq-Delvinë u tenderua në disa lote shumë vite më parë, në tenderë që u fituan nga një numër kompanish me oferta fare pranë fondit limit. Punimet duhej të përfundonin brenda 24 muajsh sipas kushteve të tenderimit, por kanë kaluar sakaq tre vjet e gjysmë ndërsa kontraktorët kanë kërkuar fonde shtesë nga qeveria.

Qeveria ka qenë relativisht më e suksesshme në realizimin e rrugëve të tipit C2, për të cilat janë shpenzuar 4.1 miliardë lekë për 28 kilometra linearë. Këto rrugë janë me dy korsi dhe përfshihen kryesisht rrugë fshati. Shifra prej 28 kilometrash mund të jetë jo shumë informuese në këtë rast pasi në këtë kategori qeveria ka përfshirë edhe ndërhyrje dytësore në rrugë ekzistuese si ndërtim tombinosh apo stabilizim rrëshqitjesh. Gjithsesi, kjo kategori rrugësh i ka kushtuar taksapaguesve afro 1.2 milionë euro për kilometër.

Gjatë vitit 2020, taksapaguesit shpenzuan 10 miliardë lekë për ndërtimin e 16.56 kilometrave rrugë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Presidenti i ri, Duka: Nëse opozita hyn në negociata duhet të japim emra konkretë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com