• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Pse shkuan në përplasje “fizike” Berisha dhe Alibeaj

17:50 : 21/04/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

Sot në kuvendin e Shqipërisë ndodhi një nga ato skena që me imazhin e tyre e dëmtojnë opozitën më shumë se mijra fjalë. Në sy të kundërshtarëve socialistë dhe përpara kamerave të hapura për të gjithë publikun, Sali Berisha dhe Enkeleid Alibeaj kërkuan ndihmën e duarve për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së ishte në podiumin e parlamentit, Berisha, i cili mendonte si i takonte të bënte replikë pasi i kishin përmendur emrin, e shtyu me dorë, e la mënjëanë dhe i rëmbeu mikrofonin.

E gjitha mund të konsiderohej edhe si një incident i pafajshëm, nëse ky do të kishte qenë një fragment i shkëputur dhe pa sfondin e një përplasjeje të gjatë.

Që prej ditës kur Enkeleid Alibeaj vendosi të ankimojë në gjykatë vendimin e njoihjes së Komisionit të Rithemelimit, si drejtuesin e përkohëshëm të PD, lideri historik kërkoi shkarkimin e tij nga kryetar grupi. Edhe sot paradite, në vigjilje të seancës parlamentare të dy u përplasën ashpër.

Enkelejd Alibeaj i përsëriti Berishës se nuk është pjesë e grupit, ndërsa ky i fundit ia ktheu se tjetri është ‘peng i maxhorancës’. Me tone të ashpra, lideri historik i Partisë Demokratike iu drejtua Alibeajt duke i thënë se ai nuk është i zgjedhuri i grupit parlamentar, por i Taulant Ballës, ndërsa ai iu përgjigj se nuk është peng i askujt.

Por në krah të Berishës doli një prej mbështetësve të tij, Flamur Noka, i cili gjithashtu kërkoi që të mos ndërpritej Berisha. Ndërkohë që pas mbledhjes, ish kryeministri foli para mediave duke thënë se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këta të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn.

Sali Berisha shtyn Alibeajn nga foltorja e Kuvendit

Pra kur incidenti ndodhi në sy të të gjithëve, ai ishte larg së qeni i pafajshëm. Megjithëse Berisha e nxori fizikisht jashtë Alibeajn pa ndonjë vështirësi të madhe, ai nuk e mori dot fjalën sepse kryetarja e kuvendit, Nikolla nuk ia kishte dhënë atë dhe së dyti sepse më pas ndërhyri Taulant Balla dhe kërkoi ndërprerejen e seancës.

Kjo përplasje e goditi imazhin e Berishës duke përforcuar bindjen e njeriut që tenton ti zgjidhi gjërat me forcë. Në sfondin e mësymjes së godinës në 9 janar dhe të uzurpimit aktual që po i bën selisë së PD, ajo shërben si ushqim gratis për makinerinë propagandistike të kundërshtarëve të tij.

Ndonëse Berisha doli enkas nga kuvendi për të sqaruar gazetarët për atë që kishte ndodhur, duke u justifikuar se kishte vajtur me vonesë në sallë dhe nuk e kishte parë se kuj i ishte dhënë fjala ndërkohë, pretendimi i tij ishte shumë më i dobët se videoja e përplasjes fizike që mori dhenë.

Por nga ana tjetër ndonëse në imazhe duket më i matur dhe më i kujdeshëm, as Alibeaj nuk del me figurë të pastër nga ky incident. Pa dëshirën e tij ai mori pamjen e një opozitari të cilin po e ndihmonin socialistët. Menjëherë Lindita Nikolli doli kundër Berishës, ndërsa Taulant Balla e goditi atë për të marrë nën mbrojtje homologun e tij në krye të grupit demokrat.

“Ajo që ndodhi në sytë e publikut është një turp i madh. Kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala ai deputet duhet të marri fjalën. S’është ky këtu dhe askush tjetër të përzë njerëzit nga foltorja me forcë. Kërkoj pesë minuta pushim në emër të rregullores”, tha Balla.

Pra, dashje pa dashje, Alibeaj ra në kurthin për të cilin e kishte akuzuar Berisha këtë mëngjes, se ai nuk ishte  i përzgjedhuri i demokratëve, por i preferuari i Taulant Ballës.

Prandaj ky incident është një nga ato episode ku askush nuk del i fituar, por opozita del e humbur. /Lapsi/

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026
AKTUALITET

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
Para

Ten Hag trajneri i ri i CR7-tës: Është nder të ulem në stolin e United

TË GJITHA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş