• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armatosja e Serbisë, Rama i vetëm në krah të Vuçiç

18:50 : 19/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Fundjavën e shkuar, një jumbo jet ushtarak kinez u ul në aeroportin e Beogradit, duke shkaktuar shumë mosmarrëveshje, pasi në bordin e tij gjendej një dërgesë armësh nga Kina. “Avioni përmbante pa dyshim raketa tokë-ajër FK3, blerja e të cilave ishte negociuar që në vitin 2019”, njoftoi korrespondenti i Radio France International në Beograd, Laurent Rouy .

Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit tingëlloi pothuajse si një kërcënim. “Serbia është sovrane, por ajo duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat dhe rreziqet në afat të shkurtër dhe afatgjatë,” tha Uashingtoni. Në të njëjtat tone ishte dhe Gjermania që e quajti këtë akt si të papajtueshëm me politikat e mbrojtjes së BE-së, me të cilën Serbia ka hapur negociatat për antarësim. Berlini theksoi se pret që kandidatët të përafrojnë politikën e tyre të mbrojtjes me atë të BE-së.

“Për disa vite, Serbia nuk i ka fshehur lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën. Por Beogradi tashmë është nën presion për shkak të qëndrimit të tij të paqartë ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Prandaj Serbisë po i kërkohet që të mos i shtyjë më tej lidhjet e saj me Pekinin, ndërkohë që marrëdhëniet midis Kinës dhe Perëndimit mund të tensionohen në kontekstin e luftës në Ukrainë” komentoi radioja frenceze.

Në të njëjtën linjë me aleatët e tyre perendimorë janë reshtuar edhe presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç i cili theksoi se “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj”, apo homologu i vet kroat Zoran Milanoviç, i cili ka deklaruar se nuk e kupton pse një vend kandidat për në BE, si Serbia, po armatoset kaq fort. Edhe kryeministri Kosovar Albin Kurti nënvizoi faktin se “Serbia po armatoset nga armiq të NATO-s”, ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para pak ditëve në një intervistë “live” me gazetaren kryesore të CNN, Cristiane Amanpour shprehu shqetësim se Serbia mund të kërkojë të destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Këtyre reagimeve presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu është përgjigjur me tone tallëse gjatë një mesazhi video të publikuar në faqen e tij në Facebook. “Sistemi ynë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që mund të shkelnin hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprajt “Autan”, sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë” ironizoi ai.

Lexo edhe:

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

I vetmi udhëheqës i rajonit që ka mbajtur qëndrim të ngjashëm me presidentin serb është kryeministri shqiptar Edi Rama. Pikërisht në Berlin, në një bisedë me gazetarëtpas vizitës tek kancelari Scholtz, ai e minimizoi alarmin duke thënë se Serbia po merr armatime për mbrojtje: “Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” tha ai gjatë konferencës për shtyp. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025
BOTA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025
Para

Dy mungesa të rëndësishme për PSG, Messi dhe Verratti të dëmtuar

TË GJITHA

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com