• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Me zemrën e Xhakës dhe vizionin e Modric: Dejvid Janaqi, talenti që ka ëndrra të mëdha

19:58 : 18/04/2022
në SPORT

Gjithçka nisi në lagje, sikur u ka ndodhur shumë talenteve, dhe tani Dejvid Janaqi mendon si profesionist. Mesfushori, pjesë e Shqipërisë U-19, synon shumë në të ardhmen dhe shembujt e tij i ka piketuar që tani, çka e shpreh haptazi edhe në rubrikën “Talenti shqiptar” në fshf.org. Dejvid, i cili në verë mbush 19 vjeç, është pjesë e Apollon Smyrnis në Greqi.

Fanellën kuqezi për herë të parë e ka veshur me Shqipërinë U-17 dhe ai synon t’i ngjitë të gjitha shkallët dhe të realizojë një tjetër ëndërr. Janaqi rrëfen gjithçka, nga hapat e parë, emocionet e mëdha që ka përjetuar me fanellën e Shqipërisë, apo edhe golin që nuk e harron lehtë.

– Dejvid, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

– Gjithçka ka nisur në lagje, këtu në Greqi, duke luajtur me shokët. Njeriu  që më ka ndjekur nga fillimi deri tani është babai im. Ai më futi në botën e futbollit.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

Lexo edhe:

Ndryshon lista e Shpresave, Alban Bushi fton talentin e Skënderbeut

Skënderbeu nis fazën përgatitore, zbuloni dy lojtarët e ardhur nga Greqia

– Sigurisht gjithë familja më mbështet, më jep udhëzime, më ndihmon në momentet e mira dhe të këqija që kaloj në rrugën e futbollit. Besoj pak më shumë më qëndron pranë babai, me të cilin e kemi nisur bashkë këtë rrugëtim. Edhe atij i pëlqen shumë futbolli dhe jemi më të afërt.

– Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U19? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja debutuese?

– Besoj se për çdo fëmijë është një ëndërr e madhe të veshë fanellën e kombëtares, nga moshat deri te kombëtarja A. Edhe për mua ishte një nder, një ëndërr e realizuar. Ishte kënaqësia e madhe kur u grumbullova për herë të parë. Kur e mësova që më kishte ftuar kombëtarja u gëzova shumë. Debutimi pastaj ishte fantastik. Më rrëqethet mishi kur e kujtoj këndimin e himnit bashkë si skuadër. Është një nga gjërat më të bukura që mund të ndodhë në karrierën futbollistike.

– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

– Jam krenar që jam pjesë e kombëtares, që kalova nga mosha U-17 tek U-19. Tani jam i fokusuar tek U21, kam si qëllim të bëhem pjesë e Shqipërisë U-21 dhe besoj se do t’ia arrij me shumë punë e sakrificë. Pastaj qëllimi më i madh është kombëtarja A.

– Sa i rëndësishëm është goli për ju? Ka ndonjë gol që nuk e harroni?

– Pavarësisht se pozicioni im real është mesfushor, besoj se për çdo lojtar goli është diçka e rëndësishme, që të jep motivim. Një nga golat që nuk e harroj është kundër Kosovës në “Elbasan Arena”, një gol që për mua ishte i veçantë, jo për bukuri, por sepse ishte i pari për mua me fanellën kuqezi.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

– Lojtari shqiptar që më motivon dhe e kam si shembull është Granit Xhaka. Është një lojtar fantastik, luftëtar, jep shpirtin brenda në fushë. Është diçka e bëj vetë edhe unë si lojtar. I huaji që po përpiqem të shkoj në gjurmët e tij është Luka Modric. Ai është një lojtar klasi, e ndjek që i vogël. Çdo gjë që bën në fushë mundohem ta kopjoj.

– Kohët e fundit po spikatin shumë sulmues shqiptarë, si Broja, Cikalleshi, Manaj, Uzuni e Vrioni. Sa ju motivon edhe ju kjo ecuri e sulmuesve shqiptarë?

– Jo vetëm nga sulmuesit shqiptarë, por nga çdo lojtar shqiptarë i çdo pozicioni duhet të motivohemi dhe të japim 100 për qind nga vetja, të punojmë akoma më shumë që të realizojmë ëndrrat tona.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

– Personalisht synoj të arrij majat e futbollit, të luaj në klubet më të mira në Europë, të luaj me kombëtaren A. Kjo është ëndërr e imja që e vogël. Normalisht dua të fitoj shumë trofe me kombëtaren dhe klubin ku do luaj. Jam synime që mund t’i bëj realitet. Siç thashë më përpara, dua të eci në gjurmët e Modric. Është një lojtar që ka fituar shumë trofe, ka fituar respektin e njerëzve jashtë fushë. Është lojtar për t’u ndjekur nga të gjitha anët. / fshf.org

Etiketa: Dejvid Janaqi

Lajme të lidhura

SPORT

Ndryshon lista e Shpresave, Alban Bushi fton talentin e Skënderbeut

19:02 : 18/03/2024
SPORT

Skënderbeu nis fazën përgatitore, zbuloni dy lojtarët e ardhur nga Greqia

19:33 : 26/06/2023
Para

Presidenti i ri, Spaho: Nuk i bashkohemi një procesi farsë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com