Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të Shtunë në kryeqytet.
Nga ngjarja e ndodhur pranë ish-sheshit “Shqiponja” nuk raportohet për të lënduar, por mjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve në automjetin tip Volkswagen Polo.










