• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eolikët, projekti 244 milionë euro fitoi statusin e investimit strategjik

08:13 : 16/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Projekti për një park me erë në zonën e Lezhës duket se ka përmbushur kushtet e nevojshme për t’u trajtuar si një investitor strategjik. Të paktën kështu ka gjykuar Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila vitin e shkuar i dha projektit statusin.

Projekti në fjalë nuk është i ri, pasi rezulton në procedura tek institucionet shqiptare që nga viti 2008. Por ku konsiston ky investim?

Sipas dokumenteve, vlera e investimit të projektit plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 244 milionë euro.

Projekti plotëson edhe kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike, ku gjatë fazës së realizimit të investimit dhe operimit, numri i personave të punësuar parashikohet të jetë 350.

Projekti realizohet nga subjekti “BIOPOWER GREEN ENERGY” SH.P.K. me “MARSEGLIA GROUP” SRL. Ai parashikon ndërtimin e dy parqeve me erë, të quajtura BPGE1 dhe BPGE2, në kreshtat e dy maleve në Bashkinë e Lezhës, të cilat do të jenë të afta të gjenerojnë 234 MW dhe do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh, në vargmalet e Rencit dhe Kakariqit, të vendosura paralel me vijën bregdetare në Shëngjin dhe Balldren, Lezhë, ku:

Lexo edhe:

No Content Available

a) Parku i parë është afër Portit të Shëngjinit, dhe zhvillohet në një lartësi mbi nivelin e detit, duke filluar nga 241.00 metra në 545.00 metra, me fuqi 114 MW;

b) Parku i dytë ndodhet në bregdet, paralel me të parin, dhe zhvillohet në një lartësi mbi nivelin e detit midis 200/350 metra, me fuqi 120 MW.

Parqet me erë, 371 MW kapacitet, raporti i ERE-s, projektet në faza të ndryshme

Kuadri ligjor shqiptar i njeh autoritetin ministrit të Energjisë, që vetëm me firmën e tij të ketë mundësi të kalojë investime me kapacitet të instaluar deri në 3 MW për impiantet eolike.

Këto impiante mund ta shesin energjinë te shteti për një tarifë vjetore që miratohet nga Enti Rregullator e cila aktualisht është 76 euro/MWh. Edhe pse ka pasur interes herë pas here për projekte të kësaj natyre, apo me kapacitet edhe më të madh, shfrytëzimi i energjisë nga era mbetet inekzistent në vend.

Qeveria ka hapur një procedurë, ku përmes ankandeve do t’u japë mundësinë investitorëve të zhvillojnë projekte parqesh eolike, por ky ankand mbetet ende në zhvillim. Konkretisht, në vitin 2021, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë miratimin përfundimtar vetëm një subjekt, i autorizuar për ndërtimin e një centrali eolik me kapacitet 2 MW, i cili është ftuar të paraqesë dokumentacionin përkatës.

Sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, në vitin 2021 kanë marrë miratim në parim për lidhje në sistemin e transmetimit të paktën pesë projekte, që janë impiante me kapacitet 3 MW secili, të vendosur kryesisht në zonën e Karaburunit.

Po gjatë vitit të shkuar kanë marrë opinion paraprak për lidhje në sistemin e transmetimit edhe disa projekte të tjera, ku më i madhi është me kapacitet të instaluar 69.3 MW. Bëhet fjalë për një park me erë në Dropull nga shoqëria EU GREEN ENERGY sh.p.k.

Së bashku me të kanë kaluar edhe gjashtë projekte, ku pesë prej tyre janë me kapacitet të instaluar 10 MW secili. Në total, kapaciteti i instaluar i projekteve potenciale që aktualisht janë në faza të ndryshme në institucionet shqiptare është 371 MW.

Këtu përjashtohen projekte që janë prej kohësh në regjistrin e ERE-s.

/Monitor.al/

Etiketa: Eolikëtprojekti 244 milionë euro fitoi statusin e investimit strategjik

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Rusia dëbon 18 anëtarë të misionit të BE-së në Moskë

TË GJITHA

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

12:35 : 13/06/2025

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

12:21 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com