• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DASH-i “i zi” për qeverisjen, u shkel çdo e drejtë themelore

17:25 : 13/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

DASH, DASH, DASH, shumë është përmendur nga aktorët politik, veçanërisht ato të mazhorancës, gati duke i mbushur mendjen vetes se duke tundur “zilen” e DASH-it, do të qëndrojnë gjatë e më gjatë në pushtet dhe nëpërmjet “brirëve” të tij, të shponin deri në vdekje opozitën. Është fjala për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili ditën e djeshme publikoi gjetjet përsa i përket Shqipërisë për vitin 2021.

Këmbora nuk po tundet më që nga dje as nga “analfabetët funksionalë” të qeverisjes, pasi gjetjet e raportit për vendin tonë janë më të zezat e mundëshme. Nëse do të merren me radhë, të paktën janë 15 pika të errëta.

“E drejta për tu gjykuar nga një gjykatë e pavarur dhe brenda një afati të arsyeshëm është shkelur”, thotë raporti.

Ata që e pësojnë janë pikërisht qytetarët që jo vetëm do futen në labirintet e një drejtësie të trembur, korruptuar dhe shantazhuar nga më të pushtetshmit, por edhe të vonuar. Postulati që qëndron si parullat e komunizmit se: “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” dikush duhet ta fshijë me bojë, sepse drejtësia është vërtetë e vonuar dhe drejtëpërdrejtë e mohuar.

Lexo edhe:

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

Më tej mund të bërtasësh për padrejtësi, por edhe aty të mbyllet goja. Raporti thekson se liria e shprehjes është e kufizuar dhe e shkelur, po ashtu si pjesë e saj konstatohet edhe se e drejta për informim gjithashtu është e kufizuar.

Qeveria nuk mund të mbahet vetëm me shprehjen se kryelideri i saj është “dashnor i medias së lirë”, një tutor po, madje edhe dhunues, pasi në raport cilësohhen si problematikë kryesore liria e shprehjes dhe e drejta i informimit, ku shpesh media ose është e kapur ose e shantazhuar nga pushteti. Ata media që i kanë varur vetes medaljen se janë të “mëdha”, cilësohen si të kapura nga qeveria dhe vihen në dispozicion të propagandës së saj.

Për të dalë në thelbin qeverisjes, që ka të bëjë me votën e lirë dhe të ndershme, këtu qeverisja jo vetëm që ngel në “klasë” por duhej të përjashtohej përgjithnjë… “E drejta për të zgjedhur lirisht dhe midis alternativave politike cilësohet në raport si e shkkelur, gjithashtu shitblerja e votës në vitin 2021 shihet si fenomen masiv dhe se qeveria shfrytëzoi dhe mori avantazhe nga burimet publike”. Më qartë se kaq nuk mund të ishte raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi zgjedhjet, që mbajtën në pushtet sërish Ramën.

Duke mbetur specifikisht në oazin e qeverisjes, ka konstatime të rënda në raportin e DASH për çështjen e korrupsionit, në nivel qëndror dhe lokal. Në të cilësohet specifikisht se korrupsioni qeveritar është masiv, në të gjithë nivelet, po ashtu edhe ai bashkiak përkufizohet sërish si korrupsion masiv.

Po kush do ta luftojë gangrenën korrupsion? Drejtësia?! Vetë ajo është po aq e zezë sa të gjithë çështjet e tjera të trajtuara. Konstatimet janë thuajse të njëjta të katër viteve të fundit ku ndikimi i pushtetit mbi sistemin e ri të drejtësisë është cilësuar shqetësim serioz. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pas reformës përkufizohet si fenomen ekzistues. Ndërsa pika që përfshin ndikimin e qeverisë është edhe më e rëndë kur thuhet se “Emërimet në sistemin e drejtësisë janë të rrezikuara dhe të politizuara”.

Shtuar të gjithë këtyre gjetjeve në pikat e errëta përmendet çështja e pronësisë dhe mbuzimi mbi të. Mbrojtja dhe respektimi i së drejtës së pronës private cilësohet si i shkelur, ndërsa pasuria dhe prona publike e shpërdoruar nga pushteti.

Departamenti Amerikan i Shtetit në çdo raport të saj theksin e vendos në liritë dhe të drejtat e njeriut, diskrimimimin apo trajtimin e të dënuarve. Në të trija pikat konstatimet janë më të zeza se vetë e zeza. “Sistemi i burgjeve është i mbipopulluar dhe me mangësi të theksuara, dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues dhe gjithashtu diskriminimi cilësohet si fenomen i shtuar.

Ky ishte vlerësimi i DASH-it për vitin 2021 , më zi se kaq nuk mund të ishte, pavarësisht se ata që pëleqejnë nuancat e pikturës imagjinare të qeverisjes do i japin tone rozë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç
AKTUALITET

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025
AKTUALITET

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025
SHOW BIZ

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025
Para

VIDEO/ Publikohen pamjet e përleshjes mes trajnerëve në përfundim të Bodo/Glimt-Roma

TË GJITHA

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com