Dokumente dhe mesazhe të reja janë publikuar së fundmi lidhur me rastin e Hunter Biden, djalit të Presidentin amerikan. Joe Biden insiston se nuk është në dijeni të marrëdhënieve jashtë vendit që ka i biri. Por, email-e të publikuara së fundmi tregojnë të kundërtën.
Sipas email-ve të publikuara nga Fox News, në 2017-ën, Joe Biden ka shkruar një letër rekomandimi për një kolegj, për djalin e një biznesmeni kinez, të lidhur me Hunter Biden. Në momentin e dërgimit të mail-eve, Biden ishte larguar nga detyra si zëvendëspresident i SHBA-ve për më pak se një muaj.
E-mailet, siç raporton “Fox News”, u gjetën në kompjuterin e Hunter. Bëhet fjalë për mail-e mes Hunter dhe ortakëve të përfshirë në “Join venture-n e biznesit të tij “Osment Seneca” me shoqëritë kineze financiare “Bohai Capital” dhe “KHR”. Në mail-e, një biznesmen kinez me emrin Jonathan Lee kërkon ndihmë për futjen e djalin në disa universitete amerikane përfshirë Brwën, Cornell dhe New York University. Disa javë më pas, një farë Eric Shevrin që në atë kohë ishte President i “Osment Seneca” përgjigjej duke thënë: Hunter më kërkoi të të dërgoj një kopje të një letre rekomandimi për Christopher, që i kërkoi të atit ti shkruante Brown University. Ndërkohë, shumë herë, Joe Biden ka deklaruar se nuk ka dijeni për veprimtaritë e të birit.
Të Dielen, Ron Klain, shef i stafit të Biden i tha “ABC News” se Presidenti beson se Hunter nuk e ka shkelur ligjin. Dhe të Martën, zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsëriti se Biden nuk ka folur kurrë me djalin për veprimtarinë e këtij të fundit jashtë vendit.
Mbetet ndërkohë problemi se pse Biden ka pranuar ti shkruajë letrën e rekomandimit për djalin e biznesmenit kinez.
Lajmet e para për dokumentet e gjetur në lap-topin e Hunter Biden dolën pak pas zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Më vonë, mediat verifikuan email-et në kompjuter. Zyra e Prokurorit të SHBA-ve të Delaware po e heton Hunter Biden për përfshirje në evazion fiskal, lobizëm dhe pastrim parash.