• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e abuzimeve të Kolonjës shkon në SPAK, në përgjime dhe emri i kryebashkiakut Erion Isai

18:40 : 08/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Dosja penale ndaj zyrtarëve të IKMT në Korçë, ku nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai, i është përcjellë SPAK-ut. Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme. Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti.

Prokuroria e Korçës ka përcjellë në SPAK dosjen ku i përfshirë rezulton edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai. Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.

Kjo çështje, deri në këtë fazë ka çuar arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë. Ndërsa ajo që fshihet, janë zyrtarë të Bashkisë, duke filluar nga kryetari Erjon Isai, zv/kryetarja Brikena Ali, këshilltari bashkiak Lirjan Hyseni, përgjegjësi Pyjor në bashkinë Kolonjë, Amarildo Jaho, dhe disa zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në punësime jashtë kritereve.

Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se personazhi më aktiv në këtë dosje është Lirjan Hyseni, i punësuar në IKMT Korçë, dhe njëherësh këshilltari në Bashkinë e Kolonjës. Përgjimi i datës 30 shtator 2021, tregon një bisedë të zhvilluar mes këshilltarit bashkiak Lirjan Hyseni dhe bosit të kompanisë “Xhengo SH.P.K”, Shyqyri Xhengo.

Ata bisedojnë për të hyrë në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafzez.

Lexo edhe:

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

Këshilltari bashkiak i Kolonjës, Lirjan Hyseni, e këshillon dhe orienton Shqyri Xhengon, të shkojë dhe takojë Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erjon Isai, për rikontruksionin e disa shtëpive në fshatin Qafzes, i prekur nga tërmeti i vitit 2019. Sipas bisedës, Hyseni e ve në dijeni Shyqyri Xhengon, se bashkia kishte një fond financiar për rindërtimin e shtëpive dhe punimet ti bënte kompania e ndërtimit “Xhengo”.

Teksa mbyll telefonatën me biznesmenin Shyqyri Xhengo, këshilltari bashkiak, Lirjan Hyseni në 30 shtator 2021 telefonon kryetarin e bashkisë Erion Isain, ku ndër të tjera i thotë se duhet vetëm ta priste në zyrë biznesmenin.

Në bisedë e sipër, Livjani i shpjegon dhe informon Kryetarin e Bashkisë edhe për disa punonjës të mjedisit, të cilët kishin mbërritur për të bërë inspektim tek Ujësjellësi i Leskovikut.

Në dosjen hetimore që zotëron “Ora News”, Lirjan Hyseni, është personi më aktiv dhe mban kontakte në mënyrë të vazhdueshme me kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isai. /Oranews/

Lajme të lidhura

SPORT

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025
AKTUALITET

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025
BOTA

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025
BOTA

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe, por rindërtimin e Perandorisë Ruse

09:43 : 18/05/2025
AKTUALITET

‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka i ‘rrëmben’ Gjylametit mandatin për dy vota

09:40 : 18/05/2025
SHENDETI

Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

09:32 : 18/05/2025
Para

VIDEO/ Shqiptari e kishte planifikuar vrasjen e mësueses, momenti kur testonte ‘armën’

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

10:13 : 18/05/2025

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025

FOTOLAJM/ Ceremonia e inagurimit, Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan

09:57 : 18/05/2025

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe, por rindërtimin e Perandorisë Ruse

09:43 : 18/05/2025

‘Përplasje’ mes socialisteve, Xhaçka i ‘rrëmben’ Gjylametit mandatin për dy vota

09:40 : 18/05/2025

Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

09:32 : 18/05/2025

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leos del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000 dollarësh

09:29 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com