• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Faturë “fiktive” 2 mln euro për Zoton? Çfarë e rrezikon Ballukun në “aferën e Plehrave” (Dokumentat)

23:59 : 08/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Belinda Balluku është përfshirë vonë në “aferën e inceneratorëve”.

Megjithatë, ajo nuk ka humbur aspak kohë dhe ka dhënë kontributin e saj në favorizimin financiar të Koncensionarit të inceneratorit të Fierit, në pronësi të Klodian Zotos, biznesmen i shpallur tashmë në kërkim.

Në dokumentat e siguruara nga “Boldnews.al” krijohen dyshime se Balluku ka lejuar një pagesë 2 milionë euro për shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, pa u kryer punimet.

Deri më tani, për aferën e inceneratorëve gjenden në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako.

Lexo edhe:

“Çoja fëmijët e saj aty”- Prona e fshehur e Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Kam dërguar edhe…

Berisha publikon videon nga festa e Ballukut: S’kena me u pa më bashkë…

Emra të tjerë, përfshirë zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deri më tani përmenden si të dyshuar publikë, ndërkohë që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK-ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i përfshirë në hetim penal.

***

Në Tetor 2016, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment” nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier, me kosto koncesionare rreth 30 milionë euro.

Pas nënshkrimit të kontratës, qeveria vendosi që zbatimi i saj do të ishte nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Në bazë të kontratës, punimet për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të inceneratorit duhet të përfundonin në muajin Tetor 2019. Akti parashikonte shtyrjen e afatit të ndërtimit në situata të caktuara.

Në përfundim të këtij afati, kompania koncensionare i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës, të drejtuar nga Belinda Balluku, me një kërkesë për shtyrjen e punimeve.

Argumenti ishte vonesa në pajisjen me lejet përkatëse nga autoritetet shtetërore.

Balluku autorizon Agjencinë Kombëtare të Mbetjeve (AKUM), të drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako, për të shqyrtuar kërkesën.

Në foto: Autorizimi i ministres Balluku për Alqi Bllakon, Tetor 2019

Në 3 Dhjetor 2019, Bllako dhe përfaqësuesi i Klodian Zotos, Loran Dusha, nënshkruajnë Marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve deri në Shtator 2020.

Në foto: Marrëveshja Bllako-Dusha, Dhjetor 2019

Pagesa e plota, inceneratori nuk punon

Pak para përfundimit të këtij afati, kompania koncensionare kërkon sërish nga Balluku mundësinë e shtyrjes së afatit për mbylljen e punimeve.

Në këtë rast, argumenti ishte fakti që vonesat kishin ardhur për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë “Covid-19”.

Masat e forta qeveritare shtrinë efektet e tyre në periudhën tre-mujore Mars-Maj 2020, ndërkohë që kompania argumentonte se afati i punimeve duhet shtyrë edhe të paktën 9 muaj.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, autorizon sërish Alqi Bllakon për të shqyrtuar kërkesën.

Në foto: Autorizimi i dytë i Ballukut për Alqi Bllakon, Korrik 2020

Bllako dhe përfaqësuesi i koncensionarit, Loran Dusha, nënshkruajnë një Marrëveshje tjetër në Shtator 2020, në bazë të të cilës, punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit do të përfundonin në Mars 2021.

Pas dy shtyrjeve të afatit, inceneratori i Fierit ende nuk ka nisur nga puna deri në publikimin e këtij shkrimi, në Prill 2022, ndërkohë që është tejkaluar me më shumë se një vit koha e parashkuar në marrëveshjen Bllako-Dusha.

Në foto: Marrëveshja e dytë Bllako-Dusha, Shtator 2020

Pavarësisht këtyre vonesave, Ministria e Infrastrukturës rezulton se ka kryer të gjithë pagesat për llogari të kompanisë koncensionare, të zotëruar në 70 përqind të aksioneve nga Klodian Zoto.

Madje, pagesat e fundit janë kryer në mes të Dhjetorit 2021, pikërisht një ditë pasi SPAK-u shpalli në kërkim Zoton.

Pagesa e dyshimtë 2 mln euro

Pagesat e plota për një impiant që nuk funksion është vetëm një prej dyshimeve që rëndon mbi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë që disa veprime të tjera Ballukut mund të kenë rënduar pa të drejtë Buxhetin e Shtetit, me të paktën 2 milionë euro.

Në 7 Tetor 2020, Ministria e Infrastrukturës ka kryer një pagesë në total prej rreth 220 milionë lekë të reja në llogaritë e kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, siç raportohet në Regjistrin e Thesarit të Ministrisë së Financave.

Pagesa është shoqëruar me shënimin: “Pagesa për inceneratorin Fier, sipas situacionit progresiv të punimeve, datë 20 Mars 2020, 20 Prill 2020, 20 Maj 2020”.

Në foto: Pagesat e Ministrisë së Infrastrukturës për Koncensionarin e Fierit, për periudhën Mars-Maj 2020 (Burimi: Thesari i Shtetit)

Por, siç rezulton nga Marrëveshje ndërmjet Alqi Bllakos dhe Loran Dushës në Tetor të vitit 2020, afati i punimeve për ndërtimin e inceneratorit të Fierit janë shtyrë në kohë, për shkak të masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë së “Covid-19”, të cilat përkojnë me periudhën Mars-Maj 2020, që do të thotë se Koncensionari i Fierit nuk ka punuar në këtë periudhë.

Pagesa e kryer nga Balluku, në vlerë 2 milionë euro ngre më së paku dy dyshime- ose fatura është për punime fiktive, të pakryera në atë periudhë; ose shtyrja e afatit të punimeve nuk ka pasur si shkak “pandeminë Covid-19”.

Në të dy rastet, roli i Belinda Ballukut krijon dyshime për favorizim të kompanisë koncensionare të Klodian Zotos, me një dëm disa milionë euro të Buxhetit të Shtetit.

Etiketa: belinda ballukuklodian zoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çoja fëmijët e saj aty”- Prona e fshehur e Ballukut në “White Rocks”, zbardhet dëshmia e shoferit: Kam dërguar edhe…

14:26 : 20/06/2026
AKTUALITET

Berisha publikon videon nga festa e Ballukut: S’kena me u pa më bashkë…

22:53 : 19/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Nga vilat në jug, Belinda do përfundoj me një dhomë në burgun e Pogradecit

20:20 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Kujdes drutë te vila e shefes”/ PËRGJIMET që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut

20:13 : 18/06/2026
AKTUALITET

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026
AKTUALITET

Vila e Ballukut/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

15:25 : 17/06/2026
Para

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 9 prill 2022

TË GJITHA

Sindikatat nesër protestë para Ministrisë së Ekonomisë

20:00 : 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri flet për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo sistemi demokratik

19:54 : 22/06/2026

“Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë,” nis marshimi drejt Kryeministrisë

19:50 : 22/06/2026

Meri Shehu bën parashikimin javor: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

19:39 : 22/06/2026

Rama “molla e sherrit” mes socialisteve, Dodaj “kryqëzon” Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty

19:29 : 22/06/2026

Nis protesta e 23-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

19:17 : 22/06/2026

Luftë brenda PS-së/ Kuko sulmon Spiropalin: Reformatorët e vonuar kërkojnë protagonizëm

19:11 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetmeritbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet