Mbesa e presidentit të Amerikës, Joe Biden, Naomi do të martohet në Shtëpinë e Bardhë.
Vajza 28-vjeçare e djalit të Biden, Hunterit, postoi në Twitter lajmin festiv duke falënderuar gjyshërit e saj për këtë mundësi.
“Peter dhe unë i jemi pafundësisht mirënjohës gjyshërve të mi për mundësinë për të festuar dasmën tonë në Shtëpinë e Bardhë. Mezi presim të zyrtarizojmë marrëdhënien tonë ndaj njëri-tjetrit dhe për atë që na pret”, ka shkruar ajo.
Sipas Associated Press, dasma do të bëhet këtë vjeshtë, ndërkohë Michael LaRosa, sekretari i shtypit për Jill Biden, i tha gazetës se familja është “ende në fazat e planifikimit të të gjitha festimeve të dasmës”.
“Në përputhje me ngjarjet e tjera private të organizuara nga Familja e Parë dhe duke ndjekur traditat e festimeve të mëparshme të dasmave të Shtëpisë së Bardhë në administratat e mëparshme, familja Biden do të paguajë për aktivitetet e dasmës që ndodhin në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi tutje LaRosa.
E diplomuari për drejtësisë në Kolumbia, Naomi u fejua me Peter Neal, një student tjetër në shkollën juridike, në shtator.
Dasma e tyre do të shënojë martesën e parë në Shtëpinë e Bardhë që nga administrata e Nixon.