• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër 52 deputetëve të PD, jo 52 karrikeve në PD…

09:03 : 05/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Të nderuar deputetë!

Demokratë.

Sot rrokullisja elektorale, zhvillimet e dendura, e kanë shushatur Partinë Demokratike. Ne demokratët, votuesit, mbështetësit, shohim se mandatet tuaja janë mykur dhe ndryshkur me shpejtësi mbikohë, pasi papërfillshmeria e veprimit të ashpër opozitar ndaj Ramës, është thuajse egzistente.

Numrat nuk vlejnë. Përmbajtja mungon. Basha u dorëhoq teorikisht si kryetar dhe ka nisur të takohet me përkrahësit e mbetur nëpër rrethe si antikryetar. Nuk e bëri për zgjedhje. Berisha fitoi me 6 mars më shumë vota dhe brenda partisë katër pesë deputetë bëjnë rezistencë dhe nuk njohin efektin politik të këtij zhvillimi.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Çollaku: Rama i bëri bandat me grup parlamentar në Kuvend

Pafuqia për të përfaqësuar votën e marrë, e cila u bë mandat, ka vënë në rrezik degradimi PD-në.

Përse?

Kur zgjedhjet u humbën me 25 prill 2021, nuk u bëtë shumicë t’i kerkonit Lulzim Bashës largimin nga posti i kryetarit.

Kur u bë Kuvendi me 13 qershor 2021, nuk folët se ishte jashtë afateve zgjedhore, më herët duhej analizë në struktura, për rezultatin elektoral të humbjes. Nuk u qasët për rregulla statutore.

U fikët si zëra kur Berisha u takua hareshëm me Bashën në atë Kuvend dhe lejuat vjedhjen e votave të anëtaresisë të kandidatëve të tjerë, Harxhit, Kadillit, Shehajt, sepse në heshtje i dhatë mandat të vjedhur me 80 përqind Lulzim Bashës.

E vjedhja si rrena ka këmbë të shkurtra dhe nuk të mban gjatë.

Nuk folët me 19 maj kur Berisha u shpall non grata.

Nuk reaguat, as i kërkuat Lulzim Bashës të kalonte vendimin për Berishën nëpër forume drejtuese të Partisë, për të shprehur secili votën e tij.

U lehtësuat me sikletin e mospërballjes amerikane. Pra nuk e vratë fort për votuesit tuaj.

Kur Berisha i përjashtuar nisi Foltoren, ju mori anëtarësinë, sërish menduat se ka kohë për të folur. Prapë shumë prej jush, qëndruat nën strehën e selisë dhe të kryetarit Basha.

Lejuat të hyni në gines histori duke lejuar Bashën, të blindojë me hekur e beton selinë e PD, si të ishte Alkatraz burg dhe u ngujuat së bashku.

Me 8 janar, lejuat përplasjen mes demokratëve, mbeshtetës të Bashës dhe Berishës, vëllezërve e motrave mes tyre, deri në ekstrem absurd. U dendën me shkopinj e gaz helmues.

Latë mbështetësit ta zgjidhin vetë hallin nëpër qeli, pas përplasjes në shtëpinë e përbashkët politike, dhe ndjekjet penale. Si shpeshehrë keni bërë, duke i harruar qelive, kur janë arrestuar, nëpër protesta, si pjesëmarrës me kërkesën e lutjen tuaj, duke iu turrur Edi Ramës me gjithe zemëraten e tyre.

U lakuriqosët nga qëndrimi elektoral i demokratëve me 6 mars dhe ndryshuat mendim për shumë qëndrime të panegociueshme më përpara.

Kërkuat me ngulm dorëheqjen e Lulzim Bashes, nga humbja e tij, ndonëse humbët bashkë, sepse pastaj u ndjetë të pavotuar dhe nisët kujdes të tepruar për karriket.

Flisni 24 orë për bashkim dhe punoni ose veproni 25 orë për ndarje.

Shkoni në Gjykatë për të marrë atë që nuk morët dot me votë.

Nuk reagoni kur deputetë kokë më vete shkojnë të ankohen, për të shqyer partinë gjyqeve, ku komandon Edi Rama.

Turreni nëpër ambasada, për t’iu krehur bishtin e për të masakruar me shpifje njëri-tjetrin, thua u kërcet diplomatëve se shaheni ju me rob shpie. Të hënën Alibeaj, zëre se e bëri Basha, ankoi në Gjykatë vendimin e 25 marsit. Urdhër për të mos u bashkuar. Deputetë, ju sërish heshtët, duke pritur me demek të flasë drejtësia. Çfarë doni, njëlloj si në diktaturë, gjykata të emërojnë partiakët tuaj drejtues e votat të behen gogla si nē vaktin e qoftlargut?!

Veprimet dhe mosveprimet tuaja si lidership kanë ndarë demokratët.

Më mirë se të hiqni dorë nga kontrata e besimit, vota e demokratëve, hiqni të ndenjurat nga postet dhe rivotohuni! Në çdo post. Në çdo detyrë. Nxitoni ta bëni këtë, se e bëtë Ramën fatkeqësia jonë, monark. Natyrisht, ka mjaft të tjerë që demokratët iu besojnë më tepër se 52 të besuarve të 25 prillit. Me ndodhitë e derimëtanishme keni humbur diellin e besimit të votuesve.

Hiqni pushtetin personal si synim, bëni lirinë dhe demokracinë si domosdoshmëri!

Fillojeni me vetveten!

Kush do gjen mënyrën, kush nuk do gjen justifikimin! Koha është tmerrësisht më e shkurtër se skuthllëqet individuale.

Mund të mos e çanii kokën për denglat e votuesve sot, por një ditë të diele zgjedhore, nuk do të gjeni derë për të trokitur. Dhe për të hequr qafe kryekeqbërësin Rama, duhen 800 mijë trokitje.

Nxitoni

Është shumë vonë..

Etiketa: Basir Çollaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Rama i bëri bandat me grup parlamentar në Kuvend

19:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

19:05 : 31/05/2025
BOLD BLOG

Zgjedhjet i administroi “sinani” jo ” ilirjani..”

17:28 : 29/05/2025
AKTUALITET

DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

14:31 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025
Para

Atentati ndaj Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona

TË GJITHA

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com