Shqiptari Nezdet Vokshi 52 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze, raportohet se është arrestuar në Ekuador. Arrestimi i shqiptarit ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa ai dyshohet si i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Portali extra.ec shkruan se Vokshi u arrestua në León Febres Cordero Avenue në rrugën për në Samborondón Ekuador.
Vokshi ishte në “listën e kuqe” të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Sipas hetimeve ai ishte i arratisur që nga viti 2010 dhe fillimisht iku në Peru. 52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion Ford në rrugën që të çon në urbanizimin e Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club.

Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador përmes kufirit tokësor. Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celularë.
Vokshi ishte regjistruar si tregtar frutash në Ekuador. Sipas policisë ekuadoriane, shqiptari prej rreth një muaji jetonte me familjen në periferinë e Guayaquil, La Aurora.
Nezdeti bënte edhe tregti me shumicë frutash që nga vera e 2019. Ai është ndaluar në Ekuador dhe policia atje raporton se po kryhen procedurat e nevojshme për të nisur ekstradimin e tij.
Ai ka qenë i arrestuar edhe në 15 maj 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Peru kur u regjistrua një urdhër-arresti kundër tij nga Gjykata e Apelit e Antwerp për krimin e dyshuar të trafikut të paligjshëm të drogës.
Agentes la Interpol de #Ecuador, lograron la detención de Vokshi Nezdet, el ciudadano era requerido por la justicia de Países Bajos, en Europa, acusado de tráfico internacional de drogas.
El implicado fue capturado la tarde de este sábado, 2 de abril. pic.twitter.com/eqRz6ar8ag
— RAMIRO LOJANO. 🌐 (@RAMIROLOJANOL) April 3, 2022













