Moderatorja Bora Zemani, e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, është pyetur nëse është e lumtur.
Bora tha se lumturia nuk lidhet më një partner duke shtuar më tej se ajo e ka jetën plot me gjëra të mira.
Pjesë nga intervista:
Ori Nebiaj: Bora je e lumtur ti?
Bora Zemani: Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.
Kujtojmë se Bora Zemani ka qenë prej muajsh personazhi më i përfolur për shkak të lidhjes me Donald Veshajn, i cili e ‘tradhtoi’ në “BBV” me Beatrix Ramosaj.














