Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur gjenocid vrasjen e civilëve nga forcat ruse në Bucha.
Me një mesazh të fortë Zelensky iu drejtua nënave të ushtarëve rusë, ndërsa fajësoi Perëndimin lidhur me gjithçka po ndodh sot në Ukrainë.
“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni çfarë keni rritur. Vrasës, grabitës, kasapë” , shprehet Presidenti ukrainas.