• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Aktivistët iu dërgojnë mesazhe miliona rusëve

20:03 : 02/04/2022
në BOTA

Kontrolli i ashpër i mediave nga Kremlini lidhur me luftën në Ukrainë ka bërë që hakerë dhe vullnetarë nga e gjithë bota të dërgojnë mesazhe direkt në telefonat e qytetarëve rusë për t’i informuar ata mbi situatën në Ukrainë.

Disa po e quajnë atë “Perdja e Hekurt Dixhitale”.

Që nga fillimi i sulmit në Ukrainë, qeveria ruse ka rritur kontrollin e saj mbi lajmet që mediat ruse japin për qytetarët e saj. Ajo ka bllokuar shumicën e mediave sociale në vend dhe ka censuruar mediat e pavarura përmes një ligji të ri që kriminalizon raportimet mbi luftën.

“Nuk kemi nevojë të blejmë armë. Armët tona janë telefonat inteligjentë.”

Duke përdorur një bazë të dhënash të vjedhur me miliona numra telefoni rusë, një grup aktivistësh kibernetikë me bazë në Poloni ka krijuar një mënyrë të thjeshtë për këdo që të dërgojë lajme mbi luftën drejtpërdrejt tek qytetarët rusë.

Lexo edhe:

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

“Falë gjithë këtyre njerëzve, ne ishim në gjendje të dërgonim më shumë se 40 milionë mesazhe me tekst, email, dhe aplikacionin WhatsApp për rusët”, thotë themeluesi i grupit “Squad303”, Jan Zumbach.

Duke përdorur një pseudonim që nderon heroin polak të luftës, “Jan Zumbach”, themeluesi i këtij grupi thotë se ai u frymëzua nga përpjekje të ngjashme gjatë Luftës së Ftohtë.

“Më kujtohet kur unë dhe prindërit e mi dëgjonim emisionet e Radios Evropa e Lirë, sepse ishte burimi i vetëm i informacionit të vërtetë për botën”, thotë ai.

Faqja e internetit 1920.in ofron një numër telefoni dhe mesazh në rusisht. Dërgimi i një mesazhi zgjat vetëm disa sekonda.

Kathy, një mësuese në San Francisko, e cila kërkoi të mos i përmendej mbiemri i saj për arsye privatësie, përdor faqen për t’u dërguar mesazhe direkte rusëve.

“U thashë atyre se spitalet e fëmijëve, maternitetet dhe një teatër ku flinin qytetarët u bombarduan. Është një tragjedi për Rusinë, si dhe Ukrainën.”

Ajo përfshinë në mesazhet e saj tituj dhe foto nga një sërë mediash.

“Dërgova 95 ose 96 mesazhe dhe mora përgjigje nga rreth 12 njerëz.”

Disa rusë vënë në dyshim vërtetësinë e lajmeve.

“Ajo mu përgjigj duke thënë ‘Më vjen keq që beson këtë informacion. Është larg realitetit.”

Shpresoj që përmes këtyre mesazheve të ofroj lajme që do t’i bënte ata të mendonin dy herë mbi atë që po ndodh.

19-vjeçari Anis Jerbi nga Tunizia, i cili publikon veprat e tij artistike në mediat sociale, ka dërguar mbi njëqind mesazhe.

“Kam marrë vetëm një përgjigje deri më tani, nga një person që më tha se jam një gënjeshtar dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë është një akt i ligjshëm, heroik.”

Megjithatë, Anis Jerbi i ka përmirësuar mesazhet e tij, duke i bërë ato më personale.

“Unë mendoj se ka shpresë për t’i bindur ata ta kuptojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Pra, unë sinqerisht kam besim tek populli rus”, thotë ai.

Frika nga përgjimet e qeverisë mund t’i shkurajojë disa rusë të përgjigjen, megjithatë Jan Zumbach thotë se mesazhet kanë ndikim dhe qeveria ruse është përpjekur të godasë faqen e internetit 1920.in.

“Është e tmerrshme të mos kesh qasje në informacion nga Perëndimi dhe pjesa tjetër e globit. Në thelb, kjo është një barrë. Pra, besoj se një ditë më shumë njerëz do të angazhohen në këtë dialog”, thotë ai. /VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025
HOROSKOPI

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025
RAJONI

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025
AKTUALITET

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025
Para

Ndeshje europe me Laçin, Partizani publikon çmimet e biletave

TË GJITHA

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025

“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet

16:18 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com