Deputeti demokrat Luçiano Boçi i ka konsideruar si normale debatet në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar demokrat.
Në studion e ABC, duke dhënë detaje lidhur me mbledhjen ku ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, Boçi tha se brenda grupit pati diskutime në formë debati, por çdo gjë ishte brenda kornizës.
“Biseda në formë debati ishte brenda kornizës politike dhe korrektesës së retorikës së përdorur. Themi që u krye një ritual i domosdoshëm i përcaktimit të pozicionimeve dhe të një opinioni që ekziston”, tha ai.