• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Alqi Bllakos, të atit i sekuestrohet shtëpia në Tiranë

12:26 : 29/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit Alqi Bllako, për të cilin konstaton se ka kryer shkelje ligjore në procedurën për inceneratorin e Fierit.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal ‘arrest në burg’”, thuhet në njoftim të SPAK.

Hetimet

Sipas prokurorisë, në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.

Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë,  ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.

Lexo edhe:

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

“Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së  tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj”, njofton SPAK.

Po ashtu, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Alqi Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Sekuestrimi i hyrjes në Tiranë

Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për një apartament në Tiranë, në zotërim të të atit të Alqi Bllakos – Edmond Bllako. Apartamenti është me sipërfaqe 99.48 m2, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro.

Sipas SPAK, prona përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

/BN/

Lexo edhe:

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos/ Rruga që çon deputetin drejt prangave

Etiketa: Alqi Bllako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

16:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
Para

Stamboll/ Përfundon takimi mes krerëve të delegacionit rus dhe ukrainas

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com