• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau me thikë gruan, ja sa vite burg u dënua shqiptari në Zvicër

16:14 : 26/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Qarkut e Dietikonit ka ardhur në përfundimin se akti në Dietikon ishte vrasje e rëndë dhe jo vrasje e qëllimshme. Për shkak të çrregullimit mendor të burrit, gjykata vendosi edhe masë terapeutike stacionare.

Kryetari i trupit gjykues Benedikt Hoffmann duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet tjera të zonës së Shengenit. Ai, më 26 gusht të vitit 2019 e kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten e cila jetonte ndaras nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë, pasi më parë, e goditur me grushta nga ai, ajo kishte humbur vetëdijen.

Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë deliktesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.

Masa terapeutike spitalore në vend të burgut

Lexo edhe:

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Akuzat ishin shpifje

Dënimi i shqiptuar tashmë shndërrohet në masë terapeutike stacionare, transmeton albinfo.ch. Vrasësi, i cili ishte konsumues i kokainës, ndodhet në pavionin e sigurisë së lartë, të klinikës psikiatrike Rheinau që nga vera e vitit 2021 ku po trajtohet për çrregullimet e tij mendore. Ai merr disa barna psikotrope.

Gjykata ka vendosur se vrasësi është përgjegjës në parim për dëmtimin e familjes së viktimës, veçanërisht fëmijëve, shkruan Limmattaler Zeitung. Fëmijët gjithashtu duhet të marrin secili nga 70,000 franga dëmshpërblim, ndërsa prindërit e viktimës nga 50,000 franga secili, vëllai 10,000 franga dhe vëllezërit e motrat e tjerë nga 8,000 franga.

Shumicës së shumave të përmendura i shtohen pesë për qind interes (kamatë) që nga dita e krimit. Përveç kësaj, vrasësi i detyrohet shtetit edhe për shpenzimet procedurale, ndonëse nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të paguajë për të gjithë këtë.

Duke shpjeguar vendimin, gjyqtari i qarkut Hoffmann që në fillim e bëri të qartë se ai ishte “dukshëm mbi kërkesën e prokurorit publik”, transmeton albinfo.ch. Sepse në seancën e së mërkurës prokurori kishte kërkuar 14 vjet e një muaj burg ndërsa tani janë shqiptuar 15 vjet e shtatë muaj.

Duke iu drejtuar vrasësit, Hoffmann tha: “Gjatë hetimit ju thatë se nuk jeni kriminel dhe as vrasës. Por ju jeni një vrasës dhe kriminel i rëndë. Thjesht duhet ta keni të qartë këtë”.

Më pas gjyqtari kundërshtuar argumentin e autorit se kishte qenë ai që ishte sulmuar nga gruaja e tij. Kur 40-vjeçari kishte kapur thikën, “ajo kishte qenë tashmë e shtrirë dhe plotësisht e pambrojtur”, tha Hoffmann.

Si erdhi thika në duart e vrasësit?

Rreth thikës me të cilën është kryer vrasja janë ngritur disa pyetje të rëndësishme. A e ka pasur autori këtë që në fillim me vete për të kryer një vrasje në mënyrë gjakftohtë dhe të planifikuar? Apo thika ishte rastësisht tashmë në banjë? Ose, ai ka shkuar në kuzhinë për të marrë thikën? Gjykata supozon se vrasësi ka hyrë në banesë pa thikë, se ajo që ka ndodhur është kryer relativisht shpejt dhe se thika ka qenë në të vërtetë në banjë, përcjell albinfo.ch. “Por duhet të supozojmë gjithashtu se duhet të ketë pasur një ndërprerje diku mes goditjeve me grushte dhe përdorimit të thikës, veçanërisht pasi viktima ishte shtrirë në tokë.

Gjykata deklaroi gjithashtu se idetë delirante, emocionaliteti i lartë dhe zemërimi që ishte i vështirë për t’u kontrolluar, kanë luajtur një rol në vrasjen e kryer. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që burri të kishte dashur të vriste gruan e tij edhe para se të hynte në banesë./albinfo.ch

Etiketa: gruanthikevrauzvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

12:58 : 12/07/2025
SHOW BIZ

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Akuzat ishin shpifje

19:59 : 10/07/2025
SHOW BIZ

Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër

12:07 : 10/07/2025
SHOW BIZ

U arrestua në aeroportin e Zyrihut, kërkohet paraburgim për Noizy-n

21:43 : 09/07/2025
AKTUALITET

Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

19:03 : 09/07/2025
SHOW BIZ

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

20:24 : 06/07/2025
Para

Plasin gjobat në Kategorinë e Parë, ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

TË GJITHA

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

13:04 : 16/07/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan, zona përreth e djegur

12:54 : 16/07/2025

FOTO/ Arjola Demiri po shijon pushimet, pozon me bikini

12:45 : 16/07/2025

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

12:26 : 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com