Djali i aktorit të famshëm Alain Delon, Anthony Delon ka rrëfyer gjatë një interviste për radion franceze RTL dëshirën e të atit për t’i dhënë fund jetës kur të vijë momenti.
86-vjeçari po përballet me sëmundjen e iktusit e cila e ka goditur para disa vitesh. Alain Delon nuk e ka fshehur kurrë idenë e tij në lidhje me eutanazinë dhe nënshtetësia zvicerave ia lehtëson më shumë situatën.
“Vjen një moshë ku gjithsecili ka të drejtën e tij të shkojë qetësisht, pa qenë nevoja të shkojë nëpër spitale. Bën një injeksion dhe shkon qetësisht”, është shprehur aktori francez para pak kohësh në një intervistë.
Anthony është shprehur se kur të jetë momenti, sipas porosisë së babait do të organizojë një ikje të tillë dhe ai do t’i jetë në krah.
Çfarë është eutanazia?
Eutanazia është akti i një mjeku ose një pale të tretë që përfundon jetën e një pacienti në përgjigje të dhimbjeve dhe vuajtjeve të rënda, të vazhdueshme dhe të padëshirueshme. Nganjëherë quhet si vetëvrasje e asistuar por shumë pak vende e lejojnë.