• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Broja: Dua ta mundim Spanjën

15:22 : 24/03/2022
në SPORT

Armando Broja dhe Herdi Prenga ishin dy lojtarët e Kombëtares që folën sot në prag të ndeshjeve kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Dy lojtarët e përfaqësueses shqiptare dolën në një konferencë për mediet nga grumbullimi i Kombëtares në Barcelonë.

Sulmuesi kuqezi, i cili është njeriu i momentit dhe një nga futbollistët më në formë të Kombëtares, ishte i pari që foli dhe thekson se janë gati.

Për Brojën ekipi do të luajë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Spanjës, pavarësisht se luhet ndaj një prej skuadrave më të mira në botë.

Gjithashtu, talenti kuqezi ka komentuar edhe situatën me Southampton, rritjen e tij dhe të ardhmen, teksa ka edhe një mesazh për tifozët që e mbështesin aq shumë.

Lexo edhe:

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

“U prish loja”/ Çaste relaksuese para Serbisë, djemtë e Kombëtares shfaqen duke luajtur letra…

“Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë deri, po stërvitemi mirë. Urojmë të fitojmë kundër Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe në jemi ekip i mirë. Kemi kualitetin tim si ekip. Po stërvitemi mirë dhe uroj të fitojmë”, tha Broja.

Ai tha se, kalimi nga Holanda në Premier League është një hap i madh.

“Jam rritur ma shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Duhet të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time dhe të shkoj përpara. Ka qenë një kapërcim i mirë, një hap i madh kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League. Kam besuar te vetja, jam i lumtur për këtë kapërcim. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort. Me këmbë në tokë e duke punuar arrihen shumë gjëra”, u shpreh Broja.

“Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjet, ndaj kujtdo. Spanja ka ekip të fortë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Do luajmë me taktikat tona dhe shpresoj të fitojmë. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, uroj të fitojmë ndaj Spanjës. Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. E dija se me stërvitje dhe këmbë në tokë do bëja mirë. Shpresoj të vazhdoj përpara”, theksoi ai.

“Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. Dua të fokusohem të vetja dhe ekipi. Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara, thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë. Të shohim në fund të sezonit”, tha Broja.

“Faleminderit shumë për mbështetjen tifozëve. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe shpresoj me fitore kundër Spanjës. Kemi një grup shumë të mirë, trajner të mirë. Si grup dhe duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Evropian ose Botëror. Uroj ta arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”, shtoi Broja.

Më tej, fjalën e mori mbrojtësi Herdi Prenga, një nga lojtarët e rikthyer pas një shkëputjeje në Kombëtare e që po kalon një formë mjaft të mirë me klubin në Hungari, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit elitar hungarez me Kisvardas.

Prenga uron që të ketë mundësi të luajë në këto dy miqësore, për të shpërblyer edhe besimin e stafit teknik me paraqitjet e tij në fushë.

“Kam qenë në kombëtare para katër vitesh, kur ishte trajner Panuçi. Sigurisht jam i kënaqur që jam sërish me çunat dhe kombëtaren. Falënderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem të ndihmoj ekipin. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem sërish në kombëtare. Jam paraqitur mirë aty dhe mora ftesën”, tha ai.

“Sigurisht, ata janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë në botë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë gjëra nga ata. Unë do të jap maksimumin në stërvitje, pastaj e vendos trajneri sa minuta do të më japë ose nuk do të më japë. Të shohim”, theksoi Prenga.

“Nuk ka qenë e lehtë. Panuçi dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë sërish. Stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet. Me klubin në Hungari ndihem shumë mirë, e kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira. Kam qenë mirë, në gjysmë-sezonin e parë isha mbrojtësi më i mirë dhe në formacionin ideal. shpresoj të vazhdoj ashtu dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Prenga.

Etiketa: armando broja

Lajme të lidhura

SPORT

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025
SPORT

“U prish loja”/ Çaste relaksuese para Serbisë, djemtë e Kombëtares shfaqen duke luajtur letra…

16:06 : 02/06/2025
SHOW BIZ

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025
Lajmet e Dites

Zyrtare/ Evertoni vendos të kthejë Armando Brojën te Chelsea

20:26 : 26/05/2025
SPORT

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025
SPORT

E zbulon gazetari britanik, Everton merr vendimin për Brojën

10:07 : 14/04/2025
Para

Sekuestrohen 72 doza kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

TË GJITHA

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com