Ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka uruar shqiptarët për 22 marsin, ditën e parë të lirisë dhe demokracisë.
30 vjet më parë, më 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, të dytat pluraliste që mbaheshin në vend pas atyre të 31 marsit 1991, të cilat u fituan nga PPSH, por që nuk arriti të mbajë pushtetin më shumë se 9 muaj.
“Si sot 30 vjet me pare mbi 1.7 milionë shqiptar te rinj, te reja, burra dhe gra, njerëzit me te shtypur me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysen me votën tyre te lire ne vendin me monist te kohës diktaturën staliniste te Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar te Pasluftës.
Me 22 mars te vitit 1992 ne ndamë epokat dhe nisem udhëtimin e tone ne rrugën e Lirisë dhe Dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtjes se interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe ne proceset integruese europiane dhe euroatllantike.
PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 erdhën e pushtet ne vendin e trete me te varfër te globit ne te cilin te ardhurat për fryme ishin vetëm 204 dollarë ne vit, me vetëm 4 milione dollarë rezerve valutore dhe një borxh te jashtëm 500 milionë dollar dhe papunësi qe kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror”, shkruan Berisha.
Nga Sali Berisha
Gëzuar 22 Marsin!
Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqipëri dhe kudo ne bote festojnë 22 Marsin, ditën e pare te lirisë dhe demokracisë ne shekuj dhe mijëvjeçare ekzistence
Si sot 30 vjet me pare mbi 1.7 milionë shqiptar te rinj, te reja, burra dhe gra, njerëzit me te shtypur me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udhëheqjen e Partisë Demokratike përmbysen me votën tyre te lire ne vendin me monist te kohës diktaturën staliniste te Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar te Pasluftës.
Me 22 mars te vitit 1992 ne ndamë epokat dhe nisem udhëtimin e tone ne rrugën e Lirisë dhe Dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, rrugën e mbrojtjes se interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe ne proceset integruese europiane dhe euroatllantike.
PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 erdhën e pushtet ne vendin e trete me te varfër te globit ne te cilin te ardhurat për fryme ishin vetëm 204 dollarë ne vit, me vetëm 4 milione dollarë rezerve valutore dhe një borxh te jashtëm 500 milionë dollar dhe papunësi qe kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre dhe katër shifror.
Diktatura 46 vjeçare me moniste e kohës kishte shkatërruar Shqipërinë pothuaj ne përmasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkatërruar ndonjëherë ndonjë vend luftërat civile.
Për te shpëtuar nga dhimbjet e tmerrshme te diktaturës se mjerimit ne vitet 1990-1992 rreth një milion shqiptar u larguan nga Shqipëria me eksode biblike.
Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtëzakonshme por me e jashtëzakonshme ishte fuqia e lirisë dhe vlerave te saj dyert e te cilave hapen me votën e tyre te lire shqiptaret.
Me përmbysjen me voten e lire te e diktaturës staliniste, qeveria e PD partisë qe kishte shpallur qe ne javën e pare te themelimit te saj para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çështjen kombëtare gjer atehere te tradhtuara si yllin e saj polar vendosi këtë çështje ne krye te programit te saj.
Ajo nxori Shqipërinë nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqësi me SHBA dhe vendet tjera te lira.
PD tashme ne pushtet ndërkombëtarizoi me qeverinë e saj ne samite te OSBE dhe OKB, KE çështjen e Kosovës, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejtën e qytetareve te Kosovës për vetëvendosje, promovoi çështjen e te drejtave njerëzore dhe kombëtare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginën e Preshevës dhe kudo ne rajon.
Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatlantike qeveria e PD dhe aleateve te saj anëtarësuan Shqipërinë ne Këshillin e Europes dhe ne dhjetëra organizata ndërkombëtare si dhe firmosi nder me te parat partneritetin per paqe me Aleancën e Atlantikut te veriut. Ne Letrën e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vlerësuar suksesin e reformave do përzgjidhte Shqipërinë si vend i vetëm ne rajon për ti hapur procesin e stabilizim asociimit ne BE.
Ne vendin e hiperkolektivizimit total qeveria e PD hodhi themelet e ekonomisë se tregut te lire dhe te demokracisë, liberalizoi dhe privatizoi ekonominë, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijëra ndërmarrje te vogla dhe objekte u privatizuan.
Ne fund te katër viteve ne Shqiperi te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inlacioni ra ne njeshifror rezerva valutore u rrit rreth 35 here
Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo ju kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorle PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria nuk mund te njihet. Ne vitet 1997-2005 PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze per krime kunder njerezimit nga rregjimi i atyre qe erdhen me dhune ne pushtet.
Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.
Ne 8 vite te qeverisjes se saj, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, anetaresoi vendin ne NATO.
PD mbeshteti fuqishem e dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane,me te famshmen “Time is now”Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi.Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves.
PD erdhi ne pushtet ne nje kohe kur bandat famezeza shqiptare benin ligjin ne vend .
Qeveria e PD luftoj me zero tolerance krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi njemij bos dhe antar te 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.
Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korporates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA. Shqipria sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital sistem qe do certifikohej nga vet UN.