Një avion kinez pasagjerësh me 132 persona në bord është rrëzuar në një kodër të pyllëzuar në Kinën jugore, këtë të Hënë.
Boeing 737 i “China Eastern Airlines” po fluturonte nga Kunming në Guangzhou kur u rrëzua në provincën Guangxi dhe mori flakë.
Nuk dihet ende numri i viktimave dhe arsyeja e rrëzimit. Ekipet e shpëtimit nuk kanë parë asnjë shenjë të të mbijetuarve.
Linjat ajrore kineze në përgjithësi kanë një rekord të mirë sigurie – aksidenti i fundit i madh ndodhi 12 vjet më parë.
Përplasja ka shkaktuar tronditje në Kinë ku presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm për të përcaktuar shkakun. “China Eastern Airlines” thuhet se ka bllokuar të gjitha avionët e saj 737.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimit sugjeruan se avioni humbi lartësi me shpejtësi, nga lartësia e tij e fluturimit përpara se të godiste tokën.
Më shumë se 600 pjesëtarë të emergjencave raportohet se ndodhen në vendin e përplasjes. Zjarrfikësit kanë mbërritur fillimisht në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë flakët në kodra të shkaktuara nga përplasja.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale kineze – dhe nga transmetuesit shtetërorë – treguan zjarr dhe tym nga vendi ku u përplas avioni.
Pictures from the scene of a #Boeing 737 crash in south #China.
latest: https://t.co/otZytipiEw pic.twitter.com/IBFrkJDsK3
— CGTN (@CGTNOfficial) March 21, 2022
Siguria ajrore dhe standardet e aviacionit në Kinë janë përmirësuar shumë në dekadat e fundit pas një sërë aksidentesh në vitet 1990 dhe përplasjet si kjo e sotmja janë shumë të rralla.
Aksidenti i fundit i madh në vend ishte në gusht 2010, kur një fluturim nga Harbin u rrëzua në veri-lindje të Yichun gjatë motit me mjegull, duke vrarë 42 njerëz.
China Eastern ka krijuar një linjë telefonike për njerëzit që kërkojnë informacion për ata që ishin në bord.
Transportuesi shtetëror është një nga tre linjat ajrore të mëdha të Kinës, së bashku me China Southern dhe Air China.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës tha se kishte dërguar gjithashtu hetuesit e saj në vendngjarje.
Fluturimi MU5735 u nis nga Kunming në orën 13:11 me orën lokale (05:11 GMT) dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Guangzhou në orën 15:05.
Major #planecrash in #China, Boeing 737 plane crashed into the mountains, 132 passengers were on board.
we can see the falling plane in CCTV footage. pic.twitter.com/sMmbZjMSO4— Rajan Kumar Jha (@RealRajanjha) March 21, 2022
Faqet e gjurmimit të fluturimeve raportojnë se avioni ishte në ajër për pak më shumë se një orë dhe ishte afër destinacionit të uljes kur u rrëzua në Wuzhou, një zonë e gjelbëruar kodrinore e prirur ndaj motit të përzier në këtë kohë të vitit, ndërsa Kina hyn në sezonin e saj vjetor të përmbytjeve.
Chines #Boeing 737 plane crashed in southern #China with more than 130 people on board. #ChinaPlaneCrash #Boeing737 pic.twitter.com/gcvFh7DepG
— Wali Khan (@WaliKhan_TK) March 21, 2022
Moti ishte i vranët por dukshmëria raportohet të ketë qenë e mirë në momentin e përplasjes.
Aeroplani ra nga mijëra metra në tre minuta, treguan të dhënat e gjurmuesit të fluturimit.
/Përshtatur nga BBC/