• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shefi i hekurudhave të Ukrainës: Bjellorusët e ndershëm ndërprenë furnizimet ruse

16:48 : 20/03/2022
në BOTA

Aktualisht nuk ka trafik hekurudhor nga Bjellorusia në Ukrainë dhe forcat ruse nuk po përdorin hekurudhat midis dy vendeve për të forcuar forcat e tyre pushtuese në Ukrainë, tha kreu i hekurudhave shtetërore të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.

“Kohët e fundit u kam bërë thirrje hekurudhave bjelloruse që të mos zbatojnë urdhra kriminalë dhe të mos transportojnë forcat ushtarake ruse në drejtim të Ukrainës”, tha Kamishin për Current Time.

“Për momentin, mund të them se nuk ka asnjë lidhje hekurudhore midis Ukrainës dhe Bjellorusisë. Nuk mund të diskutoj për detajet, por i jam mirënjohës hekurudhave bjelloruse për atë që po bëjnë”, tha ai.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, një pjesë e konsiderueshme e furnizimeve ushtarake ruse është sjellë në Ukrainë nëpërmjet hekurudhës Homel-Kiev, deklaroi qeveria ukrainase.

Më 17 mars, këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovich u bëri thirrje civilëve në zonën e konfliktit që të zbatojnë një “luftë hekurudhore” kundër Rusisë duke shkatërruar hekurudhat dhe pajisjet, veçanërisht në Krime, në pjesë të tjera në jug të Ukrainës, në lindje të Ukrainën dhe afër Bjellorusisë.

Lexo edhe:

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

Në një intervistën për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse i drejtuar nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, Kamyshin ka lavdëruar “njerëzit e ndershëm” midis punonjësve të hekurudhave bjelloruse.

“Besoj se në mesin e bjellorusëve – dhe veçanërisht në mesin e punonjësve të hekurudhave- ka ende njerëz të ndershëm. Nuk dëshiroj t’i tradhtoj. Unë u jam mirënjohës atyre për këtë që po ndodh sot… jam i sigurtë që njerëzit e ndershëm në këtë organizatë do të mund të ndalojnë punën e hekurudhave bjelloruse në lidhje me transferimin e pajisjeve ushtarake në drejtim të Ukrainës”, tha Kamyshin.

Ai shtoi se hekurudha e Ukrainës transporton rreth 60,000 ukrainas në ditë nga jugu, veriu dhe lindja e vendit në destinacionet në perëndim të vendit dhe se rreth 20,000 njerëz transportohen çdo ditë në vendet fqinje në perëndim.

Kamyshin tha gjithashtu se duket që forcat ruse nuk po e godasin infrastrukturën hekurudhore. “Aktualisht stacionet hekurudhore dhe trenat janë ende vendet më të sigurta në vend”, tha ai, duke shtuar se ka pasur disa viktima si pasojë e predhave qorre. /Rel/

Etiketa: bjelloruse te ndershempushtimi rusukraina

Lajme të lidhura

BOTA

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025
BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit

21:55 : 01/10/2025
BOTA

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025
Para

Mbi 3.5 mln ukrainas ‘pushtojnë’ Europën, ja çfarë deklarojnë zyrtarët europianë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com