• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy të vrarë në minierë, tragjedi në fshatin e minatorëve në Tropojë

14:45 : 20/03/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Dy minatorë banorë të fshatit Kepenek u nxorën të vdekur nga galeritë e nxjerrjes së kromit në Lajthizë të Tropojës. Policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë.

Fshati Kepenek, në krahinë e Bytyçit në Tropojë, ishte në zi të shtunën, pasi dy burra banorë të fshatit humbën jetën në një prej galerive të kromit vetëm 1500 metra nga fshati. 41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj u nxorën të vdekur nga një prej galerive të kompanisë Editi-A, pasi një front pune u shemb dhe i zuri poshtë mesditën e të shtunës.

Pasditen e të shtunës, pak kohë pasi grupet e “Avari-Shpëtimit” nxorën nga nëntoka edhe minatorin e dytë, kafeneja në qendër të fshatit u kthye në një vend pritje për ngushëllime. Njëri prej banorëve, një djalë i ri i cili qëndronte jashtë saj për të orientuar njerëzit, thotë se trupat e pa jetë ishin dërguar në morgun e Kukësit.

Ndërkohë në rrugët e shkreta të fshatit nuk është e vështirë të dëgjosh të qarat me zë të lartë të grave nga një prej shtëpive, që siç mësojmë ishte banesa e njërit prej dy minatorëve që humbën jetën në aksident.

Një person që u prezantua si familjarë i njërit prej minatorëve tha se ata ende nuk dinin shumë për ngjarjen. “Nuk mund të japim asnjë koment”, tha ai.

Lexo edhe:

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

Policia njoftoi se shkaqet e shembjes ishin ende duke u hetuar. Sipas njoftimit ngjarja ndodhi në mesditë. Menjëherë pas shembjes të njoftuara nga kolegët e dy minatorëve grupet e avari-shpëtimit nxorën fillimisht trupin e Adil Dautajt. Afrim Zhutaj që fillimisht u mendua i bllokuar, u nxor nga galeria rreth tre orë më vonë.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se: Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës.

Galeria ku ndodhi aksidenti ndodhet vetëm pak minuta larg fshatit. Kur ne mbërritëm, në hyrje ndodhej ende një fugon i policisë dhe dy punonjës të saj. “Galeria është ende një vendngjarje”, na thotë një nga oficerët.

Punonjësi tjetër i policisë, që na shoqëron deri në afërsi të hyrjes, një rrugicë e mbushur me ujë mes dy shkëmbinjve, na paralajmëron: “Mos tento të hysh brenda se do rrezikosh jetën”. Paralajmërimi nuk është aq i nevojshëm. Muret në hyrje të galerisë, që mbahen mbi ca drurë gjysmë të kalbur, të mbërthyer me gozhdë dhe lidhur me kavo, duken mjaftueshëm kërcënues. Boja e tabelave, që paralajmërojnë për kujdes është thuajse e fshirë.

Kompania që menaxhon galerinë që u shemb nuk qe e arritshme për koment.

Drejtuesi teknik i minierës u arrestua të dielën me akuzat për shkelje të rregulave të sigurisë.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit”, njoftoi policia.

Fshati i vogël në veri të vendin ka pasur disa galeri funksionale dhe para viteve 90. Ka qenë një qendër e gërmimeve për krom në zonë. Banorët thonë se minierat këtu datojnë që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas viteve 90’shfrytëzimi i tyre bëhet prej kompanish koncesionare. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët. Në vitin 2017 një minator u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në minierë.

Në Shqipëri, sipas raporteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, minierat dhe karrierat janë sektori i dytë më i rrezikshëm pas atij të ndërtimit. Mbi 20 minatorë kanë humbur jetën në tre vitet e fundit në miniera apo punë të lidhura me to. /BIRN/

Lajme të lidhura

BOTA

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

15:51 : 09/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

15:36 : 09/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025
SPORT

“Topi i Artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

15:18 : 09/08/2025
AKTUALITET

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

15:18 : 09/08/2025
AKTUALITET

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

15:09 : 09/08/2025
Para

“Pa identitet dhe asnjë gjurmë gishtash”, 45-vjeçari që fshihet pas "tregtisë" vdekjeprurëse të emigrantëve

TË GJITHA

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

15:51 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

15:36 : 09/08/2025

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025

“Topi i Artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

15:18 : 09/08/2025

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

15:18 : 09/08/2025

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

15:09 : 09/08/2025

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com