Shteti Islamik, ISIS do të vendoset në Ballkan, pretendojnë ekspertët e sigurisë.
Sipas këtyre të fundit lidhjet e Bosnjë-Hercegovines me Islamin shton rrezikun për t’u bërë një shtet i sigurt për terroristët, sipas Forumit për Studimin e Terrorizmit Ndërkombëtar.
Sakaq presidenti i forumit, Milani Pasanski, thotë se terroristët do të vendosen në periferi të Europës, kryesisht në Kosovë, në rajonin serb Sandžak dhe Bosnje.
Një tjetër ekspert i terrorizmit, Djevad Galijaseviç, ka thënë: “Infrastruktura islamike ka qenë rreth e rrotull në Bosnjë për tre dekadat e fundit”.
“Nuk ka pengesa që pengojnë zhvillimin e tij. Propaganda e [ideve radikale] dhe ndihma financiare [ndaj ekstremistëve] kanë vazhduar pa u pakësuar”, citohet ai nga britanikja “Daily Star”.