Pas komenteve të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Maqedoninë kanë reaguar autoritetet në Shkup.
Shkupi zyrtar thotë se në Maqedoni janë përzgjedhur përfaqësues nga qytetarët dhe ata janë faktorët e vetëm legjitimë në bartjen e vendimeve.
Do të ishte mirë kur konceptin e Maqedonisë të integrimit multikulturor në shoqëri të bazuar në vlerat evropiane do ta zbatonin edhe vendet fqinje, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, pas komenteve të politikanëve nga vendet fqinje, mes të cileve edhe komentet e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
“Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë te tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin personal. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon”, thonë nga MPJ-ja.
Prej atje theksojnë edhe se pikëpamja e Maqedonisë është se nuk ka interes të veçantë nga cila do përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.
“Nuk kemi qëllim të veçantë që të lëshohemi në analiza për atë se kush përzihet dhe për çfarë qëllimi. U themi të gjitha palëve të interesuara që te respektojnë sovranitetin dhe dëshirën e shprehur të Maqedonisë. Ata janë kompetentët e vetëm që të mbajnë vendime për shtetin”, qëndron në reagim, raporton Zhurnal.
Maqedonia, shtojnë nga Ministria, mbetet e përkushtuar në qëllimet dhe parimet e saj.
“Praktika na dëshmon se vendimet e mira për vendin duhet të rrjedhin nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin i cili është masivisht i mbështetur nga qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.
Ja deklaratat e Ramës për Maqedoninë
Deklaratat e Ramës për MAqedoninë, qeverinë e atjshme dhe rolin e shqiptarëve janë bërë në emisionin e Ilva tares, në Ora News.
“Nuk është arritja ime, por që kam dhënë kontributin tim jo për të rrëzuar njërin dhe ngritur tjetrin, por për të ndikuar që shqiptarët të trajtohen me dinjitet si të barabartë në një shtet që ne kemi interes strategjik ta shikojmë stabël dhe në konsolidim.
Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformuese. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Bashkëjetesa e shqiptarëve me maqedonasit, harmonia në këtë bashkëjetesë dhe respekti i barabartë si njerëz është kyç. Kjo është e gjithë.
Asnjë ndikim që shqiptarët të bëhen me njërin apo me tjetrin. Thjesht dhe vetëm inkurajim dhe mbështetje për një platformë të të gjithë shqiptarëve bashkë që nuk janë bërë një parti. Kanë divergjencat e tyre.
Ne e respektojmë pluralizmin e partive siç respektojmë Maqedoninë një dhe të pandashme. Në respekt të pluralizmit të tyre, ata kanë rënë dakord që disa çështje themelore që nuk janë të reja, të shpikura apo të shkruara në Tiranë, por të vulosura marrëveshjen tanimë antike të Orhrit, të vendosen në tavolinë si detyrime të përbashkëta të shqiptarëve dhe të maqedonasve për t’i implementuar.
Marrëveshja e Ohrit është “ylli polar” i shqiptarëve dhe për një periudhë kohe për fat të keq, ai yll polar u zbeh apo u imitua le të themi në mënyrë artificiale duke u lënë jashtë vëmendjes në thelbin e vet. Kjo është e gjitha.
Se bie dakord me njërën palë se me tjetrën nuk ka rëndësi. Shqiptarët kanë rënë dakord për këtë platformë. Do të isha shumë i dëshiruar që të shikoja nga pala maqedonase objektivitet dhe realizëm.
Shqiptarët nuk mundet më të tërhiqen në qeveri dhe pas qerres së qeverisë për ca poste e vetura. Shqiptarët meritojnë të respektohen njësoj si maqedonasit.