Aktori Amos Zaharia, në një intervistë për D-Night, shoi kureshtjen për jetën e tij personale dhe jo vetëm. I pyetur nëse e ka priviligjuar apo penguar fakti që është vëllai i një princeshe, ai tha se nuk i ka ndikuar aspak.
Pjesë nga intervista:
Dajana: Të ka priviligjuar apo të ka penguar fakti që je vëllai i një princeshe?
Amos: As njëra dhe as tjetra, jo mesa di unë të paktën.
Dajana: Nëse Amosi nuk do të ishte aktor, çfarë do të ishte tjetër në jetë?
Amos: Astronaut.
Dajana: Sa i ndjeshëm është në një marrëdhënie Amosi?
Amos: Përpiqem të jem racional, por zakonisht janë ndjenjat ato që bëjnë ligjin.
Dajana: Sa aktor është Amosi në jetën reale?
Amos: Fare.
Dajana: Kush është pengu më i madh i jetës tënde?
Amos: Se nuk u bëra astronaut.
Dajana: Miku ose mikesha më e mirëpër ty si në jetë ashtu edhe në profesion?
Amos: Nëna ime.
Dajana: Marrëdhënia jote me femrat? Të ngacmojnë më shumë apo i ngacmon?
Amos: Besoj se më ngacmojnë më shumë, jo se nuk i ngacmoj unë, por mundohem të jem një ujk shumë i durueshëm.
Dajana: Çfarë do të thotë për Amosin të jesh i lirë?
Amos: Të jem i lirë do të them të kuptohem mirë nga të tjerët.
Dajana: Rrjedh nga një familje artistësh, por cila është këshilla që e ruan me fanatizëm të madh?
Amos: Mos bëj keq.
Dajana: Dashuria ideale e jetës tënde?
Amos: Ajo që kam me Zotin.
Dajana: Shumica e aktorëve janë të varur nga drogërat. Ti si artist mund të ma shpjegosh pse ndodh kjo gjë në botën e artit?
Amos: Nuk besoj se është thjesht te artistët, por kam përshtypjen që është te njerëzit që janë nën një presion të caktuar. Unë për vete mundohem të rri sa më larg, megjithatë çdo gjë ka kaluar me moshë dhe tani po shkoj 35 vjeç dhe nuk kam po të njejtën tërheqje ndaj alkolit siç e kam pasur kur isha 20 vjeç.
Dajana: Sa e vështirë është të luash rolet dhe personazhet që bën ti?
Amos: Shumë e vështirë dhe prandaj më pëlqen sepse po nuk pate një sfidë përpara në jetë të bëhet e mërzitshme.