Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjet një faturë, sipas të cilës një shqiptar që jetonte në Itali, paguante 625 euro në muaj për energjinë elektrike.
Kjo ishte përgjigjia që Rama bëri ndaj protestuesve, të cilët prej 7 ditësh i kërkojnë të ulë taksat për të ulur çmimet e produkteve ushqimore bazë, por edhe karburanteve.
Por, aktivisti Redon Meksi, në një reagim në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur Ramës, ka postuar një faturë, jo për 1 por për 2 muaj.
Sipas faturës së publikuar nga Redon Meksi, pagesa është 185 euro.
“Ja sa paguan një italian, jo për 1 muaj por për 2 muaj. Nxirre faturën e plotë herë tjetër se mos e ke lokal, apo dhe bashkë me gazin atë që ke publikuar. Mos mashtro Edo, e mos përhap panik”, shkruan Redon Meksi.