• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bujar Memia

19:23 : 15/03/2022
në AKTUALITET, VETTING

Pasi rrëzoi dy kërkesa paraprake të paraqitura nga prokurori i Krujës, Bujar Memia në seancën e tretë publike në KPA, trupa gjykuese vendosi të hapë shqyrtimin dhe ftoi palët për të paraqitur parashtrimet.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA rrëzoi të martën dy kërkesa paraprake të prokurorit të Krujës, Bujar Memia që synonin pezullimin e procesit dhe vendosi hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e tij ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP që e shkarkoi nga detyra. Për rreth gjashtë orë e gjysmë, Memia dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, Fatmir Braka dhe Anteo Papa parashtruan shkaqet e ankimit lidhur me aspektin procedural dhe pjesërisht për themelin e çështjes. Kolegji vendosi të shtyjë seancën për të vijuar dëgjimin e pretendimeve të palëve një ditë tjetër.

Në dy seancat parardhëse të zhvilluara në datat 17 dhe 18 shkurt, Memia paraqiti kërkesa të tjera paraprake, duke pretenduar se KPA nuk ishte gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit të tij, si dhe kërkoi plotësimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD. Edhe këto kërkesa u rrëzuan nga KPA.

Bujar Memia u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 31 mars 2021 me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin me kusht të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor 2020.

Nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Fatmir Braka, ish-prokurori Memia kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të vendimit të Kolegjit të marrë gjatë shqyrtimit paraprak në dhomë këshillimi, për kalimin e çështjes në seancë publike. Sipas Memisë, vendimi duhej të konstatohej absolutisht i pavlefshëm lidhur me pjesën e përbërjes së trupit gjykues. Avokati Braka argumentoi bazuar në legjislacionin për Gjykatën Kushtetuese. Ai vërejti se KPA ka vetëm 7 anëtarë dhe nuk mundet të formojë shumicën e thjeshtë prej 5 anëtarësh që përcaktohet për vendimarrjet e Gjykatës Kushtetuese që përbëhet nga 9 anëtarë.

Lexo edhe:

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Po ashtu, u pretendua se KPA po shqyrton themelin e çështjes, pasi vendimi i KLP-së për shkarkimin e Memisë nuk ishte i formës së prerë dhe për rrjedhojë trupa duhej të përbëhej nga 5 gjyqtarë, ashtu si në rastet e rivlerësimit dhe jo me 6 anëtarët që ka Kolegji.

Përfaqësuesit e KLP-së dhe të ILD-së e kundërshtuan këtë kërkesë. Sipas KLP-së, akti i shkarkimit të Memisë është administrativ dhe se ligjvënësi ka parashikuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Përfaqësuesit e ILD-së konstatuan se procesi nuk kishte të bënte me rivlerësimin, por ishte disiplinor.

Avokati Braka deklaroi se Memia ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e një togfjalëshi në legjislacionin për vetingun e magjistratëve dhe të institucioneve të rivlerësimit kalimtar që, sipas tij ishte antikushtetues. Bazuar në këtë argument, Memia kërkoi pezullimin e gjykimit deri në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi u tërhoq, KPA vendosi të mos i pranojë të dyja kërkesat e Memisë dhe pasi hapi shqyrtimin gjyqësor, u kërkoi palëve të paraqisnin parashtrimet. Për rreth katër orë, avokati Anteo Papa dhe ish-prokurori Bujar Memia paraqitën një pjesë të shkaqeve të ngritura në ankim.

Ata e cilësuan vendimin e KLP-së të marrë në cënim të procesit të rregullt ligjor. Sipas Memisë, KLP nuk kishte analizuar mënyrën se si e kishte filluar hetimin disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si dhe provat e shpjegimet që kishte paraqitur gjatë procesit. Duke e cilësuar të paligjshëm gjithë procesin administrativ për hetimin disiplinor të zhvilluar ndaj tij, avokati Papa dhe Memia u shprehën se vendimi për shkarkimin ishte marrë në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se i kishte shkaktuar diskriminim.

Gjatë seancës të martën ata parashtruan qëndrimin e tyre edhe lidhur me dy prej katër çështjeve të verifikuara nga ILD, për të cilat Memia u ngarkua me përgjegjësi gjatë hetimit disiplinor. Ai theksoi se nuk ishte palë në këto procese dhe se në një rast nuk i ishte njoftuar vendimarrja e gjykatës. Po ashtu, Memia pretendoi se në asnjë rast nuk ishte kryer hetim i plotë për aktet e institucioneve ku gjykata dhe ai ishin bazuar për të vlerësuar gjendjen e të dënuarve të liruar. Sipas Memisë, në asnjë rast nuk kishte pasur penalizime të punonjësve të IEVP-ve apo të Shërbimit të Provës, të cilët kishin hartuar ktet mbi të cilat ishte bazuar lirimi të dënuarve.

Rreth orës 16:30, Kolegji vendosi të ndërpresë seancën dhe e shyu për më datë 7 prill, në orën 09:00. Kryesuesja Albana Shtylla solli në vëmendje se trupa gjykuese dhe të gjitha palët ishin njohur me parashtrimet e njëra-tjetrës dhe u kërkoi që në seancën e radhës të jenë më të përmbledhur, për shkak të ekonomisë gjyqësore. /BIRN/

Lajme të lidhura

BOTA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025
BOTA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
BOTA

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025
BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
Para

Media prestigjioze angleze: CR7 dhe Cavani largohen për t’u afruar Harry Kane

TË GJITHA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com