• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Basketboll/ Tirana thyen Partizanin, rezultatet e javës së 13-të

10:39 : 14/03/2022
në SPORT

Superliga e basketbollit të meshkujve ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 13-të për sezonin e rregullt. Teuta, Vllaznia dhe Tirana kanë marrë fitoret e radhës në kampionat.

TEUTA-DINAMO – Ashtu sikurse pritej, kampionët në fuqi nuk falën në shtëpi dhe triumfuan me rezultatin e thellë 104-76 përballë Dinamos së vendit të fundit.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Ramazan Njala” u dominua nga durrsakët që nga fillimi e deri në fund. Teuta i futi “turbon” që në start, teksa e fitoi periodën e parë 30-15.

Duke triumfuar 26-19 në çerekun e dytë, bregdetarët e Melzin Lazimit shkuan në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e përgjithshëm 56-34. Gjysma e dytë e ndeshjes ishte më shumë një formalitet për vendësit, të cilët e kontrolluan pa shumë problem lojën.

Pesë lojtarë të Teutës prekën kuotë dyshifrore pikës, ndërsa shënuesi më i mirë ishte Frenki Lilaj me 18. Abdel Gjyzeli, me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, por pikët e kapitenit nuk shërbyen për ta shmangur disfatën e Dinamos.

Lexo edhe:

No Content Available

VLLAZNIA-KAMZA – Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, siç parashikohej ishte më e luftuara e javës. Vllaznia arriti që të thyente Kamzën me rezultatin 87-83.

Shkodranët e bënë diferencën në periodën e fundit, duke realizuar edhe përmbysjen e madhe. Kështu, perioda e parë shkoi në favor të Vllaznisë në shifrat 20-16.

Por Kamza reagoi mjaft mirë në periodat pasardhëse, të cilat i fitoi 24-27 dhe 16-25, duke marrë avantazhin 60-68 pas gjysmë ore lojë. Por në 10- minutëshin e fundit, kuqeblutë u treguan të papërmbajtshëm dhe triumfuan 27-15, për të finalizuar përmbysjen.

Butler, me 25 pikë udhëhoqi Vllazninë në këtë sukses. Për Kamzën nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e kapitenit Niko Thano, autor i 30 pikëve dhe 5 kërcimeve.

PARTIZANI-TIRANA – Java e 13-të uli siparin me derbin e zhvilluar dje në “Asllan Rusi”. Tirana tregon edhe një herë se prej shumë vitesh është ajo që bën ligjin në kryeqytet për sportin e koshit.

Bardheblutë e Erkand Karajit triumfuan me rezultatin 68-84.

Pas një periode të parë të luftuar, të cilën Tirana e fitoi minimalisht 22-23, në çerekun e dytë bardheblutë e rritën ndjeshëm nivelin lojës, duke triumfuar thellë 15-29, për të kryesuar 37-52 pas gjysmës së takimit.

Dy periodat e tjera ishin më të ekuilibruara, me Tiranën që e menaxhon mjaft mirë avantazhin, duke marrë suksesin e radhës në derbi.

Për bardheblutë spikatën Endrit Hysenagolli me 20 pikë dhe 9 kërcime si dhe amerikani Smith me 21 pikë. Për “demat” e Erdal Borovës, më rezultativët në derbi ishin kapiteni Mired Jani me 24 pikë, Henson me 19 dhe Prodani me 15.

/Panorama sport/

Etiketa: Basketboll/ Tirana thyen Partizaninrezultatet e javës së 13-të

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Dëshironi të takoni Malumën sonte? Ja shuma e majme që duhet të paguani për 10 minuta

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com