Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës në ekonomi.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në këtë situatë absurde dhe të befasishme të krijuar nga një luftë që zhvillohet në më pak se 2 orë vijë ajrore nga ne, po shikojmë pasojat si të gjitha vendet e tjera.
Ai u ndal te paketa sociale e prezantuar dje, duke saktësuar se zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë hyn në fuqi në Prill.
Ai përsëriti se taksat mbi naftën nuk do të preken.
“Kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale. Është masa për ta futur në fuqi menjëherë dhe jo për të pritur muajin qershor siç ishte plani, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Pagat minimale në Shqipëri janë 300 mijë lekë dhe menjëherë nga muaji prill, paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë. Ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 300 mijë lekë”, tha Rama.
“Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është 5-7 herë më e madhe. Kur të shkoni në shtëpi, faturën e energjisë shumëzojeni me 7. Aq është çmimi i energjisë sot në tregje. Gjëja që kemi konsideruar më jetike për kohezionin sociale, për të mos lejuar që kategoritë më të prekshme mos goditen është furnizmi me energji, në kushtet e një anormaliteti absolut. Një kilovat orë në shtëpinë tuaj paguhet 9.1 lekë dhe vjen 67 lekë. Në paketën e djeshme kemi future 200 milionë dollarë për të paguar pjesën më të madhe të faturës për 726 mijë familje në Shqipëri. Më vjen mirë që kemi mundësi sot që t’i përgjigjemi asaj pjese të shoqërisë që duhet të mbrohet. Do të kalojmë 500 mijë njerëz që përfitojnë nga mbështetja. Këta njerëz do të marrin 3000 lekë që kompenson rritjen e çmimeve të shportës. Mbi 400 mijë pensionistë do të marrin këtë bonus nga paketa e rezistencës. Pastaj kemi familjet në ndihmë ekonomike, invalidët. Nuk jemi këtu për të ulur naftën për të mbushur fuoristradat X5”, tha kryeministri.
Paketa sociale erdhi pas disa ditësh protestë në Tiranë e rrethe pas rritjes së cmimeve, ndërkohë sot në 11:00 një tjetër protetë është lajmëruar para kryeministrisë.
Lexo edhe: