Njëri prej 7 rekrutëve me origjinë shqiptare, që dolën në një fotografi duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, është rrëfyer për mediat greke.
Rekruti është 23 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Greqi që në moshë të vogë, bashkë me familjen. Ai tani jeton në Kypseli.
Duke folur për televizionin grek “Star”, me zë të ndryshuar, shqiptari ka theksuar se “fotoja është bërë për qejf”.
23-vjeçari ka thënë se ai dhe të tjerët që janë në foto, nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë.
Madje ka sqaruar se askush, as nga Greqia dhe as nga Shqipëria nuk iu kishte këkruar të bënin atë foto.
Pak ditë më parë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare.













